1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundespräsident Entschuldigung

23 Dhjetor 2011

Presidenti gjerman Christian Wulf për herë të parë u prononcua personalisht për akuzat e ngritura kundër tij dhe pranoi gabimin. Në qofte se nuk ka dëshmi të tjera, kjo temë duhet të përfundojë, mendon Peter Stützle.

https://p.dw.com/p/13YYV
Presidenti gjerman Christian Wulff në deklaratën e tij para gazetarëve lidhur me kredinë private të shtëpisë
Presidenti gjerman Christian Wulff në deklaratën e tij para gazetarëve lidhur me kredinë private të shtëpisëFotografi: dapd

I shenjtë në kishën katolike shpallesh pas vdekjes. Prandaj është e vështirë që për postin e presientit dhe poste të tjera politike të gjenden shënjtorë. Tek pothuajse çdo njëri ka diçka, për të cilin ai nuk do të donte, ta dinin të tjerët. Kështu është edhe me fuksionarët politikë.

Një kryetar shteti duhet të jetë i besueshëm. Por tani ka dalë diçka për presidentin gjerman Christian Wulff, që ka influencuar tek ky besim. Sepse në kohën e tij si kryeministër i landit të Saksonisë së Ulët, ai ka mashtruar parlamentin e landit të tij. Opozita e kishte pyetur për lidhje biznesi me një sipërmarrës të caktuar, apo firmat e tij, dhe ai i kishte mohuar. Wulff nuk ka përmendur, se ai kishte marrë nga gruaja e këtij sipërmarrësi një kredi.

Biznesmeni Wulff Maschmeyer dhe Presidenti Wulff në kohën kur ishte kryeministër i lanidt të Saksonisë së Poshtme
Biznesmeni Wulff Maschmeyer dhe Presidenti Wulff në kohën kur ishte kryeministër i lanidt të Saksonisë së Poshtme

Ligjërisht, ishte e saktë, por kështu tha Wulff në deklaratën e tij, "jo çdo gjë, që është e ligjshme juridikisht, është e drejtë". Në të njëjtën kohë ai vuri në dukje, se "në asnjë moment ai nuk i ka bërë dikujt një avantazh të padrejtë." Me këtë duhet të matet Wulfi. Përderisa nuk dihet, në se ai e ka lënë veten të korruptohet nga miqtë e pasur, ai që tani e tutje duhet duhet matur me kryerjen e detyrës së tij si president. Dhe jo në sjelljet e kaluara, që nuk ishin shëmbullore, por njerëzore.

Autor: Peter Stützle/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi