1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

John Demjanjuk - Një ndihmës në shërbim të SS-vë

30 Nëntor 2009

Të hënën (30.11) në Mynih hapet një nga proceset e fundit për krimet e nacionalsocializmit, procesi kundër ukrainasit 89 vjeçar John Demjanjuk.

https://p.dw.com/p/KkYN
John Demjanjuk, fotografi e marrë më 3 maj 2006 në Kleveland.
John Demjanjuk, fotografi e marrë më 3 maj 2006 në Kleveland.Fotografi: AP/Plain Dealer

I dyshuari për krime në kohën e nacionalsocializmit, John Demjanjuk, ndodhet në arrest hetimor në burgun e Mynihut në Shtadelahjm. 89-vejçari u ekstradua nga SHBA-ja pas një ec e jake të gjatë juridike. Ndërkohë që avokatët mbrojtës të Demjanjukut kanë paraqitur në mënyrë të përsëritur ankesën duke këkruar pezullimin e menjëhershëm të procesit, Gjykata e lartë e Landit në Mynih e hodhi poshtë ankesën për shfuqizimin e urdhërarrestit. Prokuroria e akuzon të dyshuarin, roje në kamp përqëndrimi, për ndihmë në vrasjen e 29.000 hebrejve në kampin e shfarosjes Sobibor. I lindur i në Ukrainë ai bënte pjesë në një grup të veçantë në shërbim të SS-ve, grupi i të ashtuquajturveTravnikis.

Libreza e shërbimit të John Demjanjuk si "roje" nga viti 1942 në kampin e stërvitjes Travniki.
Libreza e shërbimit të John Demjanjuk si "roje" nga viti 1942 në kampin e stërvitjes Travniki.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Travniks ishin ndihmësit e SS-ve në genocidin ndaj hebrejve. Ata ishin vet vikitma të regjimit të nacionalsocialistëve. Edhe John Demjanjuk, roja i dyshuar i kampit të përqëndrimit bëntë pjesë në këtë grup.

Në zhargonin e nacionalsocialistëve ata ishin "ndihmës vullnetarë nga popujt e huaj", këtu bënin pjesë estonezët, letonezët, polakët, rusët, e në radhë të parë ukrainasit që ishin vënë në shërbim të regjimit të nacionalsocialistëve. Rreth 5.000 burra rekrutuan forcat SS në kampet e robërve të luftës, fillimisht për t' i angazhuar ata me detyrën e rojes. Ushtarët e ushtrisë së kuqe, të cilët mbijetonin në kushte katastrofike në kampet e frontit të Lindjes, shihnin tek ky rekrutim një mundësi për t' i shpëtuar vdekjes. Historiania nga Pocdami Angelika Benz ka studiuar për trupat ukrainase të ndihmës: "Nga 5,5 milionë rob sovjetikë lufte 3,7 milionë kanë humbur jetën nëpër burgje. Qëllimi i deklaruar i gjermanëve ishte t' i linin të vdisnin nga uria dhe t' i asgjësonin robërit sovjetikë të luftës. Pra gjëja e parë që i joshte robërit ishte që në radhë të parë të mbijetonin."

Të rinjtë e ushtrisë së kuqe, zakonisht ishin 19 apo 20 vjeçarë, ata i dërgonin fillimisht në kampin Travniki në afërsi të Lublinit, ku stërviteshin. Travnikët mësonin gjuhën gjermane të komandës, mënyrën e përdorimit të armëve gjermane dhe këngë gjermane. Atyre u jepej një librezë shërbimi, uniforma të përdorura dhe karabina me pak municion. Më së voni pasi ata mbërrinin në vendin e shërbimit e kuptonin, që nuk kishin thjeshtë detyrën e zakonshme të rojes.

Monumenti përkujtimor në kampin e përqëndrimit Sobibor, në lindje të Polonisë.
Monumenti përkujtimor në kampin e përqëndrimit Sobibor, në lindje të Polonisë.Fotografi: AP

Pas vitit 1945 u dënuan nga gjyqet sovjetike dhe tribunalet ushtarake deri në 1000 Travniki, disa prej tyre me vdekje. Në Bashkimin Sovjetik çdo anëtar i ushtrisë së kuqe, që kishte rënë rob tek gjermanët, duhej të llogariste, se e priste dënimi. Në Perëndim janë dënuar gjithashtu disa Travinski. Erich Lachmann, drejtues i ekipit të rojeve të Travinkit, i akuzuar për ndihmë në vrasjet në bashkëveprim të së paku 150.000 personave në Sobibor, në procesin në vitin 1966 u lirua për shkak të kryerjes së aktit penal nisur nga rreziku që i kanosej atij, kjo do të thotë, në rast se ai refuzonte të ekzekutonte vendimin atë e kërcënonin me vdekje. Edhe procesi kundër Karl Streibel, komandantit gjerman, si dhe ndaj pesë drejtuesve kompanishë të kampit të stërvitjes Travniki përfundoi në vitin 1976 me vendimin skandaloz për lirimin e të akuzuarve.

Angelika Benz: "Në shembullin e Travnikit mund të konstatosh fare qartë perversitetin e sistemit gjerman. Ka pasur hebrej që shërbenin në kampet e shfarrosjes, pas tyre shfrytëzoheshin edhe robërit sovjetikë të luftës e pas tyre qëndrojnë edhe gjermanët, të cilët në fund mund të ngrenë duart e mund të thonë, shikoni ne nuk i kemi duart e lyera me gjak."

Autor: Otto Langels / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani