1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kërkesat e kosovarëve për pasaporta serbe & Kthimi i kosovarëve nga Gjermania & Intervistë me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshovski

26 Mars 2010
https://p.dw.com/p/MeUt

Shumë kosovarë kohët e fundit po kërkojnë pasaporta të vendeve të rajonit, për shkak të udhëtimit më të lehtë në botën e jashtme. Prejardhja e dokumentave nuk është tepër me rëndësi. Megjithatë, pas liberalizimit të vizave, më së shumti po kërkohen pasaportat biometrike të Serbisë, për të cilat paguhet deri në 3000 euro.

Përderisa disa përpiqen të ikin nga Kosova, të tjerët po dtyrohen të kthehen në Kosovë. Vetëm gjate vitit të kaluar në Kosovë janë riatdhesuar 4.160 persona, 436 prej të cilëve nga Gjermania.

Raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë po intensifikohen gjithnjë e më shpejtë. Këto ditë në Prishtinë ishte për vizitë edhe ministri i Jashtëm, Antonio Milloshovski. Në intervistën për DW, Milloshovski fillimisht flet për qëndrimin e Shkupit zyrtar ndaj monumenteve dhe objekteve historike shqiptare në Maqedoni.

Autor: Refki Alija/Ajete Beqiraj/Qerimane Bekteshi

Redaktoi: Bahri Cani