1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

301111 Zuwanderung Fachkräfte

2 Dhjetor 2011

Për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani ekspertët kërkojnë ndryshimin e rregullave të migrimit.

https://p.dw.com/p/13L5i
Ekspertët kërkojnë ndryshimin e rregullave të migrimit
Ekspertët kërkojnë ndryshimin e rregullave të migrimitFotografi: picture-alliance/dpa

Ekonomia dhe shoqëria në Gjermani varen shumë nga ekspertët dhe fuqia punëtore e trajnuar dhe kualifikuar mirë. Qysh tani shumë fusha vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, mungesë që bëhet edhe më e madhe me plakjen e popullsisë. Për ta luftuar atë, një grup ekspertësh të lartë të politikës, industrisë dhe sindikatave kanë përpunuar një plan veprimi, në të cilin kërkohen reforma të gjithanshme sa i përket emigracionit. Bëhet fjalë për një "emigracionit të kontrolluar me kujdes".

Nën drejtimin e ish-kryetarit të grupit parlamentar të SPD-së, Peter Struk dhe politikanit kristiandemokrat Armin Laschet (CDU) në prill të vitit 2011 u formua komisioni i pavarur dhe mbipartiak "Nevoja për punëtorë të aftësuar dhe emigricionin". Formimi i komisionit u mundësua nga një grup i fondacioneve të mëdha gjermane. Tani (30.11.2011) ekspertët e këtij komisioni prezantuan raportin e tyre përfundimtar në Berlin.

Ekspertët kërkojnë ndryshimin e rregullave të migrimit
Ekspertët kërkojnë ndryshimin e rregullave të migrimitFotografi: picture alliance/Dinodia Photo Library

Numri i të punësuarve në Gjermani, sipas të dhënave të Struk dhe Laschet, do të bjerë deri në vitin 2025 me 6.7 milionë. Prandaj, politikanët duhet të reagojnë me oferta më të mira shkollimi dhe mundësi më të mira kualifikimi për të papunët. Por përkrah mundësive më të mëdha për gratë dhe të moshuarit në tregun e punës, duhet të ketë stimulime më të mëdha për prurjen e emigrantëve të kualifikuar në vend.

Humbja e fuqisë punëtore në Gjermani për shkak të ndryshime demografike nuk mund të kompensohet vetëm me forcat punëtore nga Gjermania, theksoi Peter Struk: "Ne duam që me propzimet tona të bindim partitë politike, grupet parlamentare në Bundestag për t'u bashkuar rreth një nisme të përbashkët. Në këtë drejtim duhet të angazhohen edhe qeveria federale dhe ministritë përkatëse."

Duke pasur parasysh mungesën e tanishme të punëtorëve të kualifikuar, për ish-ministrin e integrimit në landin e Renanisë veriore-Vestfalisë nuk ka dyshim se: "Ne duhet të angazhohemi për rekrutimin e kokave më të mira në botë. Ne duhet të heqim dorë nga ideja për ndalimin e rekrutimit dhe të përcaktojmë qartë për çka kemi nevojë dhe me çfarë kritere ata mund të vijnë në Gjermani. "

Ursula von der Leyen
Ursula von der LeyenFotografi: dapd
Peter Struk
Peter StrukFotografi: AP

Gjithashtu edhe ministrja e Punës, Ursula von der Leyen tha se Gjermania duhet ta kuptojë se do të ketë nevojë për fuqi punëtore të lualifikuar nga jashtë. Kabineti qeveritar duhet të konsultohet së shpejti për një të ashtuquajtur "kartë blu" për punëtorët e kualifikuar të huaj. Kështu, në të ardhmen duhet të ulet pragu i të ardhurave në 33 000 euro për ato profesione të cilat aktualisht kanë shumë vende të lira të punës. Ndërkaq për grupet e tjera profesionale nga 66.000 euro ky prag duhet të ulet në 44.000 apo në 48.000 €.

Autor: Sabine Ripperger / Esa Ahmeti
Redaktoi: Aida Cama