1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli Gjerman i Etikës diskuton bërjen synet

23 Gusht 2012

Gjykata e Këlnit e klasifikon lëndim trupor heqjen e lafshës së organit mashkullor te të miturit, e tek hebrenjtë dhe tek myslimanët në Gjermani mbizotëron pasiguria ligjore. Ndaj Këshilli gjerman i Etikës diskuton sot.

https://p.dw.com/p/15vQb
Bërja synet për arsye fetare shkakton dhimbje
Bërja synet për arsye fetare shkakton dhimbjeFotografi: dapd

Ilhan Ilkilici nuk është nga ata që e ngrenë zërin. Për këtë arsye profesori i etikës mjekësore në Universitetin e Mainzit as nuk e qorton me zë të lartë vendimin e bujshëm të Gjykatës së landit në Këln. Klasifikimi i synetit si lëndim trupor është krejtësisht i kuptueshëm, thotë ai: "Vetëm se çështja është nëse ky lëndim trupor paraqet elemente krimi të dënueshëm.“

Por meqenëse bërja synet ka në të njëjtën kohë një traditë shumë të madhe në fenë islame, duke pasur parasysh vendimin e gjykatësve në Këln krijohet një konflikt etik. Për këtë qëllim, konkretisht duhen peshuar njëra kundër tjetrës dy vlerat: "pacenueshmëri e trupit" dhe "liri fetare". Nga këndvështrimi mysliman, thotë shkencëtari 45-vjeçar, këtu do t'i jipej përparësi traditës së bërjes synet, do të thotë: lirisë fetare. Megjithatë ai paralajmëron prej rrezikut zgjidhjeve të njëanshme: "Jam për atë që tani të zhvillohet një diskutim, një debat, i cili nuk ka karakter përjashtues, pra: ose pacenueshmëri trupore ose liri fetare, po në një shoqëri moderne demokratike ne nuk lejohet të heqim dorë nga këto dy norma etike."

Këshilli pritet të nxjerrë rekomandim

Se cilën rrugë do të ndjekë Këshilli i etikës në mbledhjen e tij të sotme (23.08.), këtë Ilhan Ilikilici nuk është në gjendje ta parashikojë. Në fund të fundit bëhet fjalë për një rekomandim për shoqërinë si e tërë dhe duke pasur parasysh debatin e vazhdueshëm, kjo nuk është aspak e lehtë. Megjithatë, shkencëtari nga Mainci shpreson për një zgjidhje, e cila arrin t'i ulë emocionet e ndezura për shkak të synetit. Mirëpo Ilkilici gati nuk e përfytyron dot që kjo të jetë e mundur pa një rregullim ligjor përfundimtar dhe gjithëpërfshirës.

Ilhan Ilkilic, i vetmi mysliman në Këshillin Gjerman të Etikës
Ilhan Ilkilic, i vetmi mysliman në Këshillin Gjerman të EtikësFotografi: DW

"Si eticien jam i mendimit që jo çdo pjesë e jetës doemos duhet rregulluar. Mirëpo diskutimi në shoqëri ka arritur tani një nivel të tillë dhe unë kam dyshime nëse kjo gjë mund të zgjidhet vërtet pa rregullim ligjor."

Më 19 qershor një shumicë parlamentare, e përbërë nga Bashkimi Kristiandemokrat-Kristiansocial, nga Partia Socialdemokrate dhe nga Partia Liberale, i pati bërë thirrje qeverisë që ta lejonte me ligj synetin për arsye fetare. Projektligji do të paraqitet më e vonta në vjeshtë. Siç u tha, ai duhet të garantojë që bërja synet lejohet vetëm me ekspertizë mjekësore dhe pa dhimbje të panevojshme për fëmijën.

Autor: Ulrich Pick/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi