1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stichwort: Deutscher Presserat

Maximilian Rech7 Nëntor 2008

Që liria e shtypit në Gjermani të mos mbetet vetëm fjalë boshe, këtë e garanton në rradhë të parë këshilli gjerman i shtypit. Ai ushtron vetëkontroll vullnetar. Të enjten (6.11.) forumi prezantoi raportin e tij vjetor

https://p.dw.com/p/FpTb
Dorëzimi i kodeksit të shtypit presidentit gjerman. Gustav Heinemann nga Prof. Dietrich Oppenberg me 12.12. 1973 në Bonn.Fotografi: Bundesbildstelle

Në mesin e viteve pesëdhjetë qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë donte të rregullonte me ligj mediat, me qëllim që të përmirësohej cilësia. Informacioni serioz, respekti për sferën private duheshin përcaktuar me ligj. Shtypi nga ana tjetër druhej se do të rritej shumë ndikimi i shtetit. Sepse vetëm një decenie pas fundit të regjimit nazist frika prej cenzurës ishte akoma shumë prezente.


Pas një ecejakeje të gjatë me 20 nëntor1956 në vend të një ligji federal për mediat u themelua këshilli gjerman i shtypit, në të cilin përfaqësoheshin gazetat dhe revistat më të rëndësishme gjermane. Qëllimi kryesor i këtij këshilli shtypi ishte liria e shtypit. Kështu që ai ushtron një vetëkontroll të lirë, me qëllim që shteti të mos ketë nevojë të kontrollojë me ligj. Bazë është i ashtuquajturi kodeksi i shtypit. Gazetarët janë të detyruar të thonë të vërtetën. Konkretisht kjo do të thotë: të mos përhapin gënjeshtra dhe kurrsesi të mos nxisin urrejtjen përmes të të pavërtetave, apo të bëjnë thirrje për dhunë dhe vrasje.


Këshilli i shtypit vëzhgon vazhdimisht punën e gazetarëve në gazetat dhe revistat. Për të zbatuar kodeksin e shtypit këshilli i shtypit ka tre mjete presioni. Sapo një medium bie ndesh me kodeksin, i tërhiqet vemendja në mirëbesim. Nqs kjo nuk vlen, atëherë gazeta apo revista paralajmërohet nga këshilli i shtypit me një mosaprovim. Në shkelje të rënda këshilli i shtypit vendos për paralajmërim. Edhe personat e veçantë mund t´i drejtohen këshillit të shtypit, forumi shqyrton pastaj, në se do të intervenojë.

Shumë shembuj për cënimin e kodeksit të shtypit gjenden ka gazeta Bild. Që prej vitit 2000 ajo ka marrë rreth 700 kritika. Kaq kritika nuk ka marrë asnjë gazetë tjetër në Gjermani.