1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli i Sigurimit ashpërson sanksionet kundër Koresë së Veriut

13 Qershor 2009

Kombet e Bashkuara reagojnë me sanksione ndaj Koresë së Veriut.

https://p.dw.com/p/I8fw
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ashpërson masat e dënimit kundër Koresë së Veriut.Fotografi: AP

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka ashpërsuar masat e dënimit kundër Koresë së Veriut, si reaksion ndaj provave të fundit atomike të zhvilluara prej saj. 15 anëtarët e organizatës votuan në unanimitet të plotë në Nju Jork një projektrezolutë, e cila parashikon kontroll më të madh të mallrave që hyjnë në Korenë e Veriut dhe dalin prej saj, si dhe sanksione financiare.

Ban Ki Moon Antirassismus Konferenz in Genf
Ban Ki-Moon bën thirrje për mostensionim të situatës.Fotografi: AP

Këshilli i Sigurimit i kërkoi këtij vendi të ndalë menjëherë programi atomik. Qeveria kineze kritikoi Korenë e Veriut, duke thënë se provat e fundit atomike të saj kërcënojnë paqen. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, deklaroi se ashpërsimi i sanksioneve është një sinjal i fortë që i dërgohet Pehnjanit. Ban paralajmëroi të gjitha palët e prekura, që të mos lejojnë krijimin e tensioneve të reja.

Me të njëjtën gjuhë foli edhe ambasadorja amerikanë në Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo: "Kombet e Bashkuara miratuan njëzëri përpunimin shtesë të rezolutës 1874. Kjo rezolutë siguron një përgjegjësi më të madhe ndërkombëtare ndaj provave atomike të Koresë së Veriut. Mesazhi i rezolutës është i qartë. Sjellja e Koresë së Veriut është e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar dhe komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të përgjigjet."

Nordkorea Kurzstreckenrakete Test
Korea e Veriut reagon agresive ndaj sanksioneve të OKB-së.Fotografi: AP

Koreja e Veriut ka reaguar ndërkohë ndaj sanksioneve të Kombeve të Bashkuara me kërcënime të reja. Ndaj çdo përpjekje për të izoluar edhe më tej këtë vend, do të reagohet ushtarakisht, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Phenjan. Vendi do të rifillojë programin e pasurimit të uranit dhe transformimi në mënyrën e duhur të gjithë plutonit që ka në dispozicion, për ndërtimin e armëve atomike. (sosa/dw-world)