1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Syrien Nationalrat

19 Dhjetor 2011

Këshilli kombëtar sirian në opozitë shpreson se vetëm përfaqsimi legjitim i popullit ka për t'u njohur. Por deri në ç'farë mase përfaqson në fakt ai popullin, kjo mbetet e diksutueshme.

https://p.dw.com/p/13VBH
Simbol i demonstrimit kundër presidentit sirian al- Assad
Simbol i demonstrimit kundër presidentit sirian al- AssadFotografi: dapd

Ndërkohë që regjimi sirian vazhdon edhe më tej të përdorë dhunën kundër kundërshtarëve të qeverisë, Këshilli kombëtar sirian opozitar u konsultua në fundjavë në Tunizi për një strategji për mbrojtjen e civilëve. Përveç kësaj ata po hartojnë një program politik për kohën pas rrëzimit të presidentit Baschar al Assad. Rezultatet e takimit publikohen ditën e hënë (19.12).

U deshën disa muaj që grupe të ndryshme siriane t'i bashkoheshin në gusht të 2011 Këshillit kombëtar sirian. Nuk është ndonjë çudi: Idetë e anëtarëve të saj se si do të vazhdohet më tej me zhvillimet politike në Siri pas një rrëzimi të Assad-it ndryshon shumë nga njëri-tjetri dhe në çështjen se çfarë duhet të ndodhë pas kësaj, opozitarët nuk janë të një mëndjeje.

Popullsia siriane përbëhet nga shumë grupime të ndryshme etnike dhe konfensionale me interesa të ndryshme. Arabët, kurdët dhe armenët janë të përfshirë njëjtë si sunitët, shiitët, alevitët dhe të krishterët.

Nuk ka raportime të pavarura për medie

Pjesëtarë të Këshillit kombëtar sirian opozitar
Pjesëtarë të Këshillit kombëtar sirian opozitarFotografi: picture alliance/dpa

Një pjesë e më shumë se 20 milionë sirianëve përkrahin në mënyrë aktive rrezistencën kundër regjimit të Assad-it. Por sa shumë janë në fakt dhe sa nga ata janë paqësorë ose sa janë të armatosur, kjo nuk dihet saktë. Informacione të sakta nga Siria është vështirë të marrësh, sepse udhëheqja siriane deri tani nuk ka lejuar asnjë raportim të pavarur nga vendi. Një gjë dihet që regjimi prej muajsh po i shtyp në mënyrë të dhunshme kundërshtarët e tij. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara numri i të vdekurve nga përleshjet e dhunshme deri tani ka arritur në më shumë se 5000 njerëz.

Këshilli Kombëtar sirian me më shumë se 100 anëtarë i ka vënë vetes si synim rrëzimin e regjimit Baschar al -Assad. " Një mangësi në fazën e parë të kryengritjes ishte që nuk pati asnjë kontakt për bisedime", thotë Heiko Wimmen, ekspert për Sirinë nga Fondacioni për shkencë dhe politikë në Berlin (SWP). "Këshilli kombëtar sirian përpiqet të mishërojë një alternativë të regjimit dhe për ta bërë atë të besueshëm. Në deklaratën e tij themelore këshilli u shpreh kundër një ndërhyrjeje nga jashtë. Për këtë duket se partitë më të mëdha opozitare që janë të përfaqsuara në Këshillin kombëtar sirian kanë rënë dakord.

Një sekretari e përgjithshme me 29 anëtarë drejton Këshillin kombëtar. Vëllazëria myslimane, kurdët, përfaqësuesit e Komitetit për koordinim që organizuan protestat dhe politikanët e Ligës liberale bëjnë pjesë aty. Burhan Ghalijun, profesor në Universitetin e Sorbonës dhe sirian i lindur e drejton këtë forum.

Kërkesa për një njohje ndërkombëtare

Nga protestat kundër presidentit sirian al-Assad
Nga protestat kundër presidentit sirian al-AssadFotografi: picture-alliance/dpa

Pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit kombëtar sirian jetojnë jashtë vendit, - për fat të keq një pakicë është në Siri aktive, për shembull për Komitetin koordinues që organizojnë protesta kundër regjimit në Siri. Emrat e këtyre anëtarëve do të mbahen sekret për shkaqe sigurie. Këshilli kombëtar sirian sipas të dhënave të veta luan aktualisht rolin e një qeveri në mërgim dhe ka kërkuar njohje ndërkombëtare. Si shtet i parë anëtar i OKB-s është Libia i vetmi që e ka njohur forumin si përfaqsi legjitime e Sirisë, shtetet e tjera hezitojnë ta bëjnë këtë.

Autor: Anne Limmelin/M. Kelmendi

Reaktoi: Bahri Cani