1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

WM Rhythmischen Sportgymnastik

23 Maj 2011

Shtutgardi do të organizojë në vitin 2015 kampionatin botëror të gjimnastikës ritmike.

https://p.dw.com/p/11LkH
Kampionati botëror i gjimnastikës ritmike , 2009 Japoni
Kampionati botëror i gjimnastikës ritmike , 2009 JaponiFotografi: AP

Vendimin që Kampionati Botëror i gjimnastikës ritmike të zhvillohet në Shtutgard e mori njëzëri Këshilli i Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) të dielën (koha lokale) në San Jose të Kalifornisë.

«Ne jemi natyrisht të lumtur, që tetë vjet pas kampionatit botëror të fizkulturës kemi mundur të sjellim në një moment të tillë të rëndësishëm Stutgart edhe kampionatin bëtëror të gjimnastikës», tha Wolfgang Willam, drejtori sportiv i federatës gjermane të gjimnastikës (DTB), i cili si anëtar i këshillit ekzekutiv të FIG-ut e përjetoi votimin në vendin e ngjarjes.

Shtutgardi ka qenë kandidati i vetëm për garat skualifikuese, që konsiderohen si vendimtare në kualifikimin olimpik për në Rio de Janeiro në vitin 2016. «Shkëlqyeshëm, që koncepti ynë ka bindur jurinë», u shpreh i kënaqur kryetari i bashkisë së Stutgartit, Wolfgang Schuster.

Kampionati botëror i gjimnastikës ritmike, Rusi
Kampionati botëror i gjimnastikës ritmike, Rusi, 2005Fotografi: AP

Kampionatin botëror e gjimnastikës 2015 e mori Glasgow, pas një votimi luftarak, Glasgow triumfoi në raundin e dytë të votimit me 23:13 kundër Orlandos. Konkurrenti Parisi dështoi që në raundin e parë. Garat skualifikuese për vitin 2013 Ekzekutivi ia kishte dhënë më parë Antverpenit, lojërat ndërkombëtare 2014 do të zhvillohen në Nanjing

Këshilli ripohoi me forcë vendimin e komistetit ekzekutiv, se pavarësisht nga faktkeqësia e bërthamore e Fukushimës të lejojë që lojërat e sivjetshme ndërkombëtare të gjimnastikës të mbahen në Tokio nga data 8 deri 16 tetor. Atje do t'u jepen biletat për olimpiadën e Londrës 2012 tetë ekipeve më të mira.

Autor: dpa/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama