1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja demokristiane dhe Ministri i Jashtëm socialdemokrat të një mendjeje

Peter Stützle21 Gusht 2008

Pas nënshkrimit të marrëveshjes amerikano-polake për sistemin e mbrojtjes nga raketat qeveria gjermane shprehu shpresën, se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit do të normalizohen sërish.

https://p.dw.com/p/F2LJ
Sistemi i mbrojtjes nga raketat nuk drejtohet kundër Rusisë, por synon mbrojtjen ndaj kërcënimeve që vijnë prej rajoneve të tjera
Sistemi i mbrojtjes nga raketat nuk drejtohet kundër Rusisë, por synon mbrojtjen ndaj kërcënimeve që vijnë prej rajoneve të tjeraFotografi: AP Graphics

Dokumenti, që u nënshkrua tani në Varshavë, është një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-ve dhe Polonisë. Ndaj qeveria federale nuk e komenton më tej atë, deklaroi zëdhënësi qeveritar Thomas Steg – duke shtuar: “Për ne është e rëndësishme, që Ministri i Jashtëm polak bëri të qartë, që e konsideron marrëveshjen të dëshiruar dhe nga perspektiva e tij edhe palës ruse i ka ofruar mundësinë e bisedimeve të mëtejshme me Rusinë për sistemin e mbrojtjes nga raketat. Ne e konsiderojmë këtë një gjest dhe një qëndrim mjaft të arësyeshëm.“

Thomas Steg
Thomas Steg, zëdhënës i qeverisë gjermaneFotografi: AP

Steg theksoi qëndrimin e qeverisë gjermane, që sistemi i mbrojtjes nga raketat nuk drejtohet kundër Rusisë, por ai synon mbrojtjen ndaj kërcënimeve që vijnë prej rajoneve të tjera. Kancelarja Merkel ka tërhequr në të shkuarën vëmendjen për shembullin e Iranit.

I pyetur, se si i vlerëson qeveria gjermane kërcënimet ruse me masa ushtarake ndaj Polonisë, Steg u përgjigj: “që në sfondin e zhvillimeve aktuale në Kaukaz ndjehet një lloj shkallëzimi verbal. Ne presim, që të gjitha palët të reagojnë me maturinë e duhur dhe të kontribuojnë për qetësimin e gjendjes. Tani për tani ne nuk ndjejmë ndonjë kërcënim. Ne mendojmë, që pasi situata në Kaukaz të qetësohet dhe të stabilizohet mbi bazën e planit gjashtë pikësh, mund të nisë procesi politik për armëpushimin e qëndureshëm si dhe për gjetjen e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse. Në valën e një procesi të tillë ne mund t’u rikthehemi formave të diskutimit racional edhe në fusha të tjera.

Zëdhënësi i qeverisë theksoi gjithashtu, që lidhur me çështjen e politikës gjermane ndaj Rusisë mbizotëron unanimiteti i plotë mes kancelares kristiandemokrate dhe Ministrit të Jashtëm socialdemokrat. Të njëjtën gjë konfirmoi në konferencën e shtypit edhe zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm.