1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210910 Merkel Rede

22 Shtator 2010

Fjalë të qarta në samitin e OKB për luftimin e varfërisë, që po zhvillon punimet në Nju Jork. Kancelarja Angela Merkel ditën e martë në fjalën e saj bëri të njohur politikën për zhvillim.

https://p.dw.com/p/PJ39
Angela Merkel, flet me fjalë të qarta në samitin e OKB për luftimin e varfërisë.
Angela Merkel, flet me fjalë të qarta në samitin e OKB për luftimin e varfërisë.Fotografi: AP

Merkel mbajti një fjalim në podiumin e samitit të mijëvjeçarit. Ajo theksoi rëndësinë e synimeve që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur para dhjetë vjetësh: „Për fat të keq ne duhet të themi sot se ndoshta nuk do t'i arrijmë të gjitha objektivat deri në vitin 2015“:

Në disa fusha janë arritur përparime, për të cilat shumë pjesëmarrës të samitit dhe po ashtu shumë organizata joqeveritare mbikqyrëse janë të një mendimi. Shumë fëmijë mund të shkojnë nëpër shkolla, sëmundjet e mëdha si malarja ose tuberkulozi u luftuan me efikasitet. Megjithatë më shumë se 900 milionë njerëz vazhdojnë të jenë të uritur. „Unë ju bëj thirrje që ky të jetë mesazhi kryesor i këtij samiti, edhe dhjetë vjet pas miratimit të deklaratës së mileniumi“.

Merkeli dhe shumë folës të tjerë të mëparshëm konstatuan se kriza financiare vë në rrezik objektivat e zhvillimit. Por kjo në asnjë rast nuk duhet të çojë në heqje dorë nga synimet: "Prandaj shtrohet pyetja: Por çfarë mundemi, madje çfarë duhet ne të bëjmë që të arrijmë më shumë dhe më shpejt përparime?"

Angela Merkel. OKB, Nju Jork
Angela Merkel. OKB, Nju JorkFotografi: AP

Sipas kancelares gjermane duhen gjetur rrugë te reja që të bëhet e mundur që me mjetet e kufizuara të arrihen rezultate. “Çelësi për këtë duket sheshit. Ne kemi nevojë për më shumë orientim për rezultate”.

Vendimtare sipas Merkelit nuk është ajo çfarë do të jepet, por çfarë ndodh me ato që jepen. Për këtë ajo kërkon nga vendet marrëse që të marrin më shumë përgjegjësi, detyra, pra qeveritë e tyre të jenë kryesisht përgjegjëse për procesin e zhvillimit të një vendi. Nxitja e demokracisë dhe një udhëheqje më e mirë e qeverive është dhe mbetet një synim i rëndësishëm i mileniumit. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të inkurajoheshin aftësitë ekonomike përkatëse.

Merkeli theksoi në fjalën e saj se Gjermania dëshiron më tej të arrijë synimin e saj me ndihmat për zhvillim duke kontribuar me 0,7 për qind të prodhimit bruto të vendit, që deri tani është vetëm 0,4 për qind.

Kancelarja e mbajti fjalën e saj në samitin e mileniumit, por ajo nuk flet pas ditës së enjte në debatet e përgjithshme përmbyllëse në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në fjalën e saj ajo kërkoi edhe një herë për angazhimin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, një vend jo të përhershëm të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit. Miratimi për këtë pritet pas tre javësh.

Autor: Lena Bodewein/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë