1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kaos dhe dhunë në zgjedhjet në Bangladesh

Debarati Guhta/Angjelina Verbica6 Janar 2014

Përleshje të rënda mes policisë dhe përkrahësve të opozitës kanë shoqëruar zgjedhjet në Bangladesh. Opozita i ka bojkotuar votimet.

https://p.dw.com/p/1AlhL
Fotografi: Reuters

Festimet e zakonshme të fitores nuk u bënë, nuk pati as parti opozitare, që të pranonte humbjen. Për shkak se opozita bojkotoi zgjedhjet dhe në shumë zona elektorale nuk u përfaqësua, vetëm 48 përqind e votuesve patën mundësi të japin votën. Vetëm një pjesë e zgjedhësve dolën në votime. Zgjedhjet në Bangladesh u shoqëruan me trazira masive, përleshje të përgjakshme në rrugë, si dhe me një serë qendrash votimi të djegura. Nga përleshjet midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve vetëm ditën e zgjedhjeve (05.01.2014) humbën jetën të paktën 18 njerëz.

Votime pa opozitë

Liga-Avami në pushtet insistonte për zhvillimin e zgjedhjeve, për të "afirmuar vlerat e Kushtetutës". Partia opozitare, Bangladesh Nacionalist Party (BNP), nga ana e saj i cilësonte votimet si "farsë skandaloze". Ishin "zgjedhje pa opozitë", tha Imtiaz Ahmed, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Dhakas, në bisedë me DW "dhe ata degjeneruan në një aktivitet të të rremë jodemokratik."

Zgjedhjet në Bangladesh u shoqëruan me trazira masive, përleshje të përgjakshme në rrugë.
Zgjedhjet në Bangladesh u shoqëruan me trazira masive, përleshje të përgjakshme në rrugë.Fotografi: picture-alliance/AP Photo

Lokalet zgjedhore qëndruan tetë orë të hapura. Por në shumicën e kohës ata ishin bosh. Frika nga dhuna ishte e madhe. Pastaj nuk kishte një opozitë serioze, së cilës mund t'ia jepnin votat zgjedhësit. Nga 37 partitë, e lejuara për të marrë pjesë në zgjedhje, mori pjesë vetëm Al në pushtet me 7 aleatë të saj. BNP dhe 24 parti opozitare i bojkotuan zgjedhjet. Kjo pati si pasojë, që në 153 nga 300 lokale zgjedhore nuk u votua, sepse aty ndodhej vetëm kandidati i AL. Kështu shumë i qëndruan larg votimeve. Dhe kush donte medoemos ta jepte votën, përjetoi rrugës për në lokalin zgjedhor trazira dhe situata kaotike. Në këto kushte nuk është për t'u çuditur që pjesëmarrja ishte shumë e ulët.

Për Nazmul Ahsan, kryetarin e Komisionit Zgjedhor kombëtar, ky zhvillim nuk erdhi papritur. “Ishte e qartë që nuk do të shkonin shumë njerëz për të votuar”, thotë ai për DW. “Këto ishin zgjedhje shumë të pazakonta. Jo vetëm se u bojkotuan nga opozita, por edhe para zgjedhjeve ka patur për disa javë me rradhë konflikte, greva të përgjithshme dhe trazira politike.”

Dhunë masive

Sipas korrespondentëve të DW Harun Ur Rashid Svapan dhe Samir Kumar Dey në fundjavë mijëra demonstrues kanë sulmuar më shumë se 200 lokale zgjedhore. Shumë prej tyre iu është vënë flaka. Në shumë vende forcat e policisë dhe madje edhe demonstrues të armatosur qëlluan për të penguar që të mësyheshin lokalet zgjedhore dhe vranë disa vetë. Si pasojë e dhunës shumë njerëz preferuan të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos shkojnë të votojnë. Në një rreth zgjedhor në kryeqytetin Dhakan katër orës pas fillimit të votimit ishin dhënë 25 vota nga gjithsej 24 000 persona të regjistruar për të votuar.

Shumë qendrave të votimit iu vu zjarri
Shumë qendrave të votimit iu vu zjarriFotografi: DW

Fiton automatikisht

Që para rezultateve zyrtare është e qartë se Liga Avami në pushtet, nën drejtimin e kryeministres së deritanishme Sheikh Hasina, është fituesja. Sepse vetëm 153 zonat zgjedhore pa opozitë, i mjaftojnë AL për të arrittur shumicën absolute. Më parë kryeministrja pati refuzuar disa herë që të japë dorëheqjen dhe të vendosë një qeveri të përkohshme neutrale, që të monitoronte zgjedhjet. Kjo ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara në Bangladesh një praktikë e zakonshme. Në dy dekadat e fundit kanë alternuar në rolin e kryeministreve kryesisht Sheikh Hasina dhe Khaleda Zia. Ata kanë mbetur kundërshtare të ashpra për pushtetin politik.

Ndërsa kryetari i Komisionit Zgjedhor, Kazi Rakibuddin Ahmad, i cilësoi zgjedhjet "të lira dhe të ndershme", nga opozita erdhi një stuhi kritikash. "Ishin zgjedhje të vdekura", i tha politikani i BNP Moeen Khan agjencisë së lajmeve dpa, “dhe qeveria do të duhet të marrë përgjegjësinë që ka organizuar një farsë të tillë." Sekretari i përgjithshëm i BNP, Mirza Fakhrul Islami Alamgir, tha se "popullit të Bangladeshit nga zgjedhje të tilla të pakuptimta i është hequr pushteti dhe i është prekur nderi."

Bangladesch Parlamentswahlen
Fotografi: DW/M. Mamun

Bashkimi Evropian, SHBA dhe Commonwealth britanik nuk kishin dërguar asnjë vëzhgues për zgjedhjet në Bangladesh. India dhe vendi i vogël i Butanit në Himalaya ishin të vetmit, që kishin dërguar vëzhgues të zgjedhjeve, kështu që zgjedhjve duhet t'i mungojë edhe legjitimiteti ndërkombëtar. Në këtë kuadër duhet të rritet presioni i bashkësisë ndërkombëtare mbi qeverinë dhe opozitën, që të ofrojnë një zgjidhje për konfliktin, që zgjat prej disamuajsh. Në Bangladesh spekullohet për zgjedhje të reja brenda muajve të ardhshëm, në të cilat të marrin pjesë të të gjitha partitë.