1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020909 Tschechien Chaos

3 Shtator 2009

Sapo ka lënë pas presidencën e radhës të BE-së, kur Çekia po përballet me situata gati absurde. Gjykata Kushtetuese i ndaloi deri në një vendim të dytë votimet dhe mosmarrëveshjet për Marrëveshjen e Lisbonës vazhdojnë.

https://p.dw.com/p/JODO
Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të tetorit në Çeki po vazhdon me të gjithë vrullin e saj.
Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të tetorit në Çeki po vazhdon me të gjithë vrullin e saj.Fotografi: AP

Emisione speciale pa pushim - sërish Çekia po bën kokëdallupshe: në mes të fushatës elektorale partive u duhet të shkelin frenat. Zgjedhjet e reja të planifikuara për në tetor ndoshta nuk do të zhvillohen, meqenëse Gjykata Kushtetuese i ka ndaluar ato, deri në një vendim të dytë. Ish-kryeministri, Mirek Topolanek, kandidat kryesor i demokratëve konservatorë e quan këtë vendim absurd: "Asnjë qytetar nuk mund ta marrë me mend këtë - as politikanët. Ishte vetë parlamenti që vendosi të shpërbëhet dhe caktoi zgjedhje të reja. Pas rrëzimit të qeverisë në mars ne jemi zhytur në një krizë të thellë politike - kurse tani po futemi edhe në një krizë kushtetuese."

Zhvillimin e zgjedhjeve të reja e kundërshtoi në gjyq një deputet - ai tani arriti edhe një fitore të përkohshme. Vërtet që gjykatësit më të lartë ende nuk e kanë dhënë vendimin përfundimtar. Por vendimi i tyre bën të qartë se ata i mbështesin rezervat e paditësit.

Zëra për ndryshimin e kushtetutës

Jiri Parubek, shefi i socialdemokratëve tani ngul këmbë që të ushtrohet presion tek gjykatësit: "Ne po i verifikojmë të gjitha mundësitë, për t'i zhvilluar megjithatë zgjedhjet në afatin e planifikuar në tetor. Një zgjidhje mund të ishte ndryshimi i kushtetutës, siç po e diskutojmë prej shumë muajsh në parlament."

Jiri Paroubek, djathtas, dhe ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder duke dhë autograme gjatë një takimi elektoral
Jiri Paroubek, djathtas, dhe ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder duke dhë autograme gjatë një takimi elektoralFotografi: AP

Një deputet i parlamentit madje propozoi që vendimi i gjykatësve thjesht të injorohet. Por juristët duken ndërkohë të paimpresionuar nga kritika të tilla. Zëdhënësi i gjykatës, Vlastimil Gëttinger: "Ne kemi vendosur njëzëri, se na nevojitet më shumë kohë për të zhvilluar konsultime. Një datë e re për zgjedhjet do të miratohet vetëm atëherë, kur të jetë marrë një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese."

Sipas rregullit, çekët duhet ta zgjidhnin pas një viti parlamentin e ri. Por qeveria e qendrës së djathtë e Mirek Topolanekut u rrëzua në mars, me anë të një vote mosbesimi. Pas kësaj, partitë ranë dakord për një qeveri kalimtare dhe për zgjedhje të reja. Tani e gjitha varet nga gjykatësit kushtetues çekë. Si edhe e ardhmja e Marrëveshjes së Lisbonës.

EU Volksabstimmung in Tschechien Tasse
Dilemat çekeFotografi: AP

Të martën (01.09) një grup senatorësh konservatorë paraqitën një aktpadijë kundër ligjit çek që shoqëron reformën e BE. Në një hap të dytë ata kërkojnë që Marrëveshja e Lisbonës të verifikohet në tërësi nga Gjykata Kushtetuese. E gjitha kjo mund të kërkojë muaj që të përfundojë. Komentatorët çekë flasin për rrethana anarkike.

Autor: Kristina Jansen/Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani