1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katolikët amerikanë në raport kontrovers me Vatikanin

Kristina Bergmann16 Prill 2008

Me udhëtimin e tij në SHBA papa Benedikti i XVI lëviz një terren të vështirë. Në çështjet e moralit seksual dhe të mbrojtjes së jetës katolikët amerikanë mendojnë ndryshe nga Vatikani.

https://p.dw.com/p/Dixp
Presidenti Bush pret Papa Benedict XVI në Bazën ushtarake në Maryland, 15prill, 2008
Presidenti Bush pret Papa Benedict XVI në Bazën ushtarake në Maryland, 15prill, 2008Fotografi: AP

„In God We Trust" – Ne besojmë te zoti – këto fjalë gjenden të shkruara në çdo dollar. Besimi te zoti është pjesë e së përditshmes në SHBA, si të shkuarit çdo të dielë në kishë dhe që presidenti pohon publikisht besimin. 70 milionë amerikanë janë anëtarë të kishës katolike, një e katërta e popullatës. Edhe pse shumë katolikë amerikanë janë distancuar nga kisha, emigrimi i vazhdueshëm nga Amerika Latine siguron një kuotë të qëndrueshme të katolikëve në SHBA, të cilat pas Brazilit dhe Meksikës janë i treti vend katolik në botë. Megjithatë katolikët amerikanë përbëjnë vetëm gjashtë përqind të katolikëve në mbarë botën dhe në shumë pika ata kanë qëndrim të ndryshëm nga Vatikani.

Papa John Paul II dhe presidenti Klinton në St. Louis, 26 janar, 1999
Papa John Paul II dhe presidenti Klinton në St. Louis, 26 janar, 1999Fotografi: AP

Amerikanët besojnë te zoti, 38 përqind shkojnë çdo të dielë në kishë. Tek katolikët shifrat janë më të larta. 41 përqind e tyre shkojnë së paku një herë në javë në kishë, sipas një anketimi të intitutit të pavarur të mendimit publik Pew Research Center. Papa e përshëndet këtë aspekt të kulturës së përditshme amerikane, thotë David Schindler, drejtues i një qendre kulturore në Uashington, e cila mban emrin e papës Xhon Pali i dytë: „Ndryshe nga evropianët amerikanët nuk janë skeptikë. Mendimi i tyre ka një farë thjeshtësie. Kur ata thonë, se besojnë te zoti, atëherë besojnë te zoti. Edhe nqs nuk kanë përfytyrimin e drejtë për zotin, e kanë seriozisht. Dhe papa Benedikti e sheh me dashamirësi këtë thjeshtësi."

Papst Johannes Paul II. in den USA - 1987
Papa Johannes Paul II. me president Ronald Reagan- 10 shtator 1987 - MiamiFotografi: picture alliance / dpa

Nga ana tjetër kisha katolike romane e sheh me sy kritik faktin, që shumë katolikë amerikanë për hir të një „american way of life" (stili jete të orientuar nga konsumi) janë larguar nga udhëzimet e Vatikanit. Sipas një tjetër studimi të „Pew Center" 51 përqind e katolikëve amerikanë janë për legalizimin e abortit në të gjitha ose në thuajse të gjitha rastet, 55 përqind i konsiderojnë studimet me qelizat embrionale më të rëndësishme se mbrojtjen e embrionit. 42 përqind janë për martesa të të njërtit seks dhe 60 përqind për dënimin me vdekje. Në këto tema papa Benedikt mund të gjejë mbështetje më shumë tek disa qytetarë amerikanë jo katolikë, mendon David Schindler: „Eshtë shumë domethenëse, që Papa kur ishte fjala për udhëtimin e tij në Amerikë, ka thënë se amerikanët janë shumë pranë zemrës së tij, sidomos ata të lëndueshmit, të dobëtit, të sëmurët, të vetmuarit. dhe unë mendoj, se ai do të jetë kritik ndaj disa rrymave bashkëkohore amerikane, përderisa ata cënojnë anëtarët më të lëndueshëm dhe më të pafajshëm, të sapokrijuarit, të palindurit apo të sëmurët kronikë. Për këtë ai do të pozicionohet dhe unë mendoj, se në këtë pikë do të ketë shumë mbështetje nga evangjelikalët, dhe të krishterët jo katolikë"

Papa Paul VI. në bisedë me presidentin amerikan Lyndon B. Johnson - tetor 1965 NJu Jork
Papa Paul VI. në bisedë me presidentin amerikan Lyndon B. Johnson - tetor 1965 NJu JorkFotografi: picture alliance / dpa

Megjithatë kisha katolike luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë amerikane, thotë gazetari i Vatikanit John Allen. "Si institucion kisha katolike ka sistemin më të madh të arsimit privat në vend, ajo ka shërbimin më të madh privat shëndetësor. Vitin e fundit 2,3 milionë fëmijë ndoqën shkollat katholike, më shumë se 100 miliardë dollarë ndihmë karitative u pagua nga institucionet katolike, spitalet katolike kanë dhënë 30 miliardë dollarë për të varfërit. Rrjeti i shoqërisë amerikane nuk do të mbante do më, sikur katolikët në këtë vend të mos paguanin më ndihma."

Papa Johannes Paul II. me presidentin amerikan Jimmy Carter 29 shtator 1979
Papa Johannes Paul II. me presidentin amerikan Jimmy Carter 29 shtator 1979Fotografi: picture alliance / dpa

Allen, bashkëpunëtor i CNN-it, kritikon informimin për kishën dhe fenë në SHBA: „Feja në vetvete nuk ka vlerë lajmi, por edhe në Gjermani psh nuk është ndryshe. Edhe atje ekziston problemi se për fenë informohet, kur ka një grindje të madhe, ose një ngjarje, që na ofron pamje të mira. Feja konsiderohet si më pak e rëndësishme se politika dhe ekonomia. Kjo nuk ndodh nga dashakeqësia, por edhe sepse gazetarët nuk i kuptojnë temat si feja dhe dhe besimi. Për ta kjo është një tokë e panjohur."