1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina agresive? Konflikt për influencë në Paqësor

Lindita Arapi30 Nëntor 2013

Grindja për sovranitetin mbi zonën ajrore të Detit Lindor kinez është shkallëzuar. Tani Pekini ka dërguar në këtë rajon disa avionë luftarakë dhe një sistem paralajmërues.

https://p.dw.com/p/1AQy6
Fotografi: picture-alliance/dpa

Zyrtarisht nga pala kineze bëhet fjalë për sigurimin e një zone ajrore të mbrojtur dhe aktualisht të kontestuar. Por askush nuk e fsheh në Pekin se këto masa të reja drejtohen para së gjithash kundër Japonisë dhe duan të mëshojnë edhe njëherë pretendimet kineze mbi ishujt Diaoyu dhe Senkaku. Për këto arsye Kina nuk është e gatshme t'u përgjigjet kërkesave për tërheqjen e vendimit mbi zonën e mbrojtur.

Japonia e ka ngritur në vitin 1969 zonën e saj ajrore të mbrojtur dhe nuk ka asnjë të drejtë të prononcohet në mënyrë të papërgjegjshme për zonën kineze, shprehet zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Yang Yujun. Po qe se bëhet fjalë për tërheqjen nga këto vendime, këtë hap duhet ta marrë së pari Japonia. Ne do të presim pastaj 44 vjet, thotë Yujun.

Marina japoneze
Marina japonezeFotografi: picture alliance/dpa

Një Kinë me fytyrë të re?

Një një koment të gazetës nacionaliste Global Times shkruhet se Kina është e gatshme të konfrontohet me Japoninë. Qëllimi është thyerja e vullnetit japonez. Kinës i intereson që të vërë në pikëpyetje pretendimet japoneze mbi këtë grup ishullor dhe të riformojë sipas oreksit të saj arkitekturën e re të sigurisë. Udhëheqjes së Pekinit ia fusin xixat edhe nacionalistët në vend. Por Ksi Jinping kreu i ri i shtetit dhe partisë kineze përdor tone më nacionale se ato të paraardhësit të tij.

David Zweig, politolog nga Hong Kongu është i mendimit se qeverie kineze këtë herë i ka bërë llogaritë gabim. "Kina vërtet ka të drejtën të ngrejë një zonë të tillë, por momenti ishte i papërshtatshëm dhe e bën Kinën të shfaqet agresive. Të gjitha vendet në Azinë Lindore janë të shqetësuar përsa i përket Kinës në fuqizim e sipër. Kina bën fjalë për një fuqi paqësore, dhe të gjithë shpresojnë që të jetë vërtet kështu. Por prononcimet janë provokative dhe kjo i bën të gjithë edhe më nervozë."

Japonia nuk është vendi i vetëm me të cilën Kina ka probleme. Edhe në Detin Jugor kinez ka probleme territoriale me Filipinën. Aty ekziston frika se Kina do të ngrejë një zonë të re të mbrojtur ajrore. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Qin Gang nuk e përjshtoi një mundësi të tillë. "Kina do t'i bëjë të ditura vendimet esaj, kur të kenë marrë fund të gjitha përgatitjet".

Joe Biden do të flasë në Pekin për politikën e jashtme kineze
Joe Biden do të flasë në Pekin për politikën e jashtme kinezeFotografi: Reuters

SHBA dhe Kina dy superfuqi në përplasje

Për të demonstruar forcën, Kina dërgon aeroplanenmbajtësen e vetme në Detin Jugor, zyrtarisht për qëllime trajnimi. Në këtë mënyrë Kina do të manifestojë forcë, jo vetëm kundrejt shteteve pranë, por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara. SHBA është fuqia mbrojtëse e shumë shteteve në Paqësor, dhe nuk janë të gatshëm të dorëzojnë këtë rol. Kjo e bën situatën aktuale edhe më të komplikuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për konflikte territoriale, por edhe se si sillen përballë njëra-tjetrës dy superfuqi, Kina dhe SHBA.

Hugh Ehite nga Universiteti Kombëtar i Australisë mendon se ka gjasa që Kina dhe SHBA do të bien dakord për marrëdhënie të stabilizuara dhe paqësore. "Por aktualisht nuk jam shumë optimist se kjo është e mundur aktualisht. Aktualisht jemi në kohën e një rivaliteti strategjik në rritje." Që SHBA nuk do ta pranojë këtë qëndrim të Kinës, duket edhe nga një informacion që del nga Shtëpia e Bardhë. Para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan në Pekin, kumtohet se ai do të pyesë, se pse politika e jashtme e Kinës po tregon gjithnjë e më shpesh shembuj sjelljeje agresiv. Mbetet ende të dihet, nëse Kina është e gatshme të dëgjojë një kritikë të tillë.