1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koaliconi mes konservatorëve dhe liberalëve e ka humbur kredibilitetin

18 Janar 2010

Shtypi gjerman i ditës komenton takimin e nivelit të lartë të tre kryetarët e partive të koalicionit qeveritar në Gjermani.

https://p.dw.com/p/LYca
Kancelarka Angela Merkel dhe Guido Westerwelle, kryterari i Partisë liberale FDP.
Kancelarka Angela Merkel dhe Guido Westerwelle, kryterari i Partisë liberale FDP.Fotografi: AP

Të dielën në kancelari në Berlin u kryetarët e partive të koalicionit qeveritar kancelarja Angela Merkel, kryetare e partisë kristiandemokrate, Horst Seehofer, kryetari i kristioansocialëve dhe kreu i liberalëve Guido Westerwelle. Tema të bisedimeve ishin çështje të diskutueshme brenda koalicionit si: lehtësimet fiskale, mbulimi i posteve në këshillin e fondacionit për të dëbuarit si dhe konferenca për Afganistanin, që zhvillohet në fund të janarit në Londër.

Lidhur me samitin e drejtuesve të koalicionit në kancelari gazeta "Berliner Morgenpost" komenton: "Ndoshta të dy partitë do të duhej ta kishin menduar më me kujdes aleancën qeveritare, përpara se t' i zgjasnin dorën njëra-tjetrës dhe të përbetoheshin për besnikërinë së paku katërvjeçare. Ndoshta edhe programet elektorale duheshin marrë më seriozisht. Të paktën ato duheshin lexuar. Por ndoshta ne gabohemi dhe e gjitha kjo është harmoni, bisedimet midis partnerëve të qeverisë janë një rutinë e nevojshme për rrjedhën normale të gjërave. Ndoshta është kështu. Por një gjë është e sigurtë, koaliconi mes konservatorëve dhe liberalëve ende pa i mbushur 100 ditët e krijimit e ka humbur mjaft kredibilitetin."

"Westfalen-Blatt" shkruan: "Kaq ishte! Lufta për pushtet, që asnjëherë s' ka qenë e mirëfilltë, në partinë kristiandemokrate, ka marrë fund. Anëtarët e koalicionit konservator-liberal demonstrojnë unanimitet duke heshtur tani për tani. Mbi gjithçka qëndron Angela Merkel. Gjithçka në kancelari dhe në unionin konservator kalon përmes 55 vjeçares fizikante protestante, gjermano-lindore. Kjo madje pa qenë nevoja për të thënë mjaft! E megjithatë asnjë problem i vetëm nuk është zgjidhur, edhe pse qeveria për faj të vet ka mjaft syresh. Unioni konservator dhe liberalët merren shumë me vetveten. Ka ardhur koha, që ata tani t' i përvishen punës. Por e vërtetë është edhe, se me mënyrën e saj Angela Merkeli i ka kaluar jashtëzakonisht mirë pesë vjet si kancelare. Edhe unioni edh vendi kanë kaluar mirë. Angela Merkleit nuk i duhet ta ndryshojë kursin dhe ajo nuk do ta ndryshojë as stilin. Ajo qeveris urtë dhe me efikasitet. Këtë duhet ta diejnë tani Guido Westerwelle dhe Horst Seehofer."

Autor : Vilma - Filaj Ballvora /dpa

Redaktoi : Aida Cama