1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080109 Frankreich Kapitalismus

Johannes Duchrow9 Janar 2009

Sarkozy do të kërkojë zgjidhje për çështjet urgjente për zhvillimin e ekonomisë dhe për tregjet financiare. Të ftuar në Paris janë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

https://p.dw.com/p/GUyY
Merkel bei Sarkozy në Paris (08.01.2009)Fotografi: AP

Fillimisht fjala ishte për një „samit ndërkombëtar“, por pastaj takimit të laureatëve të çmimit Nobel dhe kryetarëve të qeverive të thirrur nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, iu vu emri "Kolokium".

Sarkozy ende aktiv

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, di t´i përveshë mëngët verbalisht. Nëntorin e kaluar, në kulmin e krizës bankare, ai e mori fjalën së bashku me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe u ankua për kohën e gjatë, që do të kalonte, deri në marrjen e detyrës nga presidenti i ri i SHBA-ve. Atëherë i sapokthyer nga konferenca e krizës e G20-s në Uashington, Sarkozy pat ftuar në një samit tjetër, sigurisht në Paris, deri sa më vonë të mund të zhvillohej takimi me Barack Obamën. Motoja e Sarkozy-së që prej fillimit të krizës ishte: "Vetërregullimi, për të zgjidhur të gjitha problemet, ka kaluar. Edhe laisser-faire. Tregut të gjithëpushtetshëm, që ka gjithnjë të drejtë – edhe atij i ka kaluar koha. Ne i kemi shpëtuar për një fije floku katastrofës."

Ergebnisse des EU-Gipfels
Sarkozy prezanton në Bruksel rezultatet e presidencës franceze (12.12.2008)Fotografi: picture-alliance / dpa

Transformim i kapitalizmit botëror

Në Paris duhet zbuluar kapitalizmi i ri, sipas Sarkozy-së. Kur ai ishte akoma presidenti i rradhës i BE-së, këtë punë duhej ta kryente BE apo biles grupi i euros. Sarkozy mendon se Evropa duhet të zhvillojë idenë e transformimit të kapitalizmit botëror. "Ajo që ka ndodhur, është tradhëti e vlerave të kapitalizmit. Nuk ka qenë vënie në pikëpyetje e ekonomisë së tregut."

Por ideja fillestare e Sarkozy-së për konferencën ishte më globale, prandaj krahas Tony Blair-it, në një program tani më të reduktuar, vjen edhe Angela Merkel, shefi i Bankës Qëndrore të euro-s Jean-Claude-Trichet, presidentja e Liberisë, pesë ministra nga e gjithë bota dhe tre laureatë të çmimit Nobel për ekonominë. Në fakt Sarkozy do të dëshëronte të kishte më shumë personalitete. Dëshira e tij gjatë krizës bankare ishte që:„Fuqitë e mëdha sot dhe fuqitë e mëdha të së nesërmes duhet të bashkohen, për të mbajtur së bashku përgjegjësinë, që ua jep pesha e tyre.“

Të enjten dhe të premten (08.01-09.01) në Paris duhet vrarë mendja për tre çështje: Për vlerat e kapitalizmit të ri, për rregullimin e tij dhe për çështjen se si përputhen globalizimi dhe drejtësia sociale. Kancelaren gjermane Angela Merkel do ta informojnë më vonë, sepse ajo do të qëndrojë deri në fjalën e hapjes, pastaj shkon tek presidenti Sarkozy në pallatin Elysee, për bisedime dhe për një bisedë pune kokë më kokë.

Merkel zu Besuch in Frankreich
Angela MerkelFotografi: AP

Marrëdhënia gjermano-franceze në prizmin e krizës botërore

Aty do të diskutohen siç duket përsëri temat e vjetra nga gjysma e dytë e vitit të kaluar. Franca vepron, ndërsa Gjermania akoma mendon, kishte thënë Sarkozy pas vizitës së fundit të Merkelit në Paris dhe as kësaj rradhe nuk do të jetë më mirë. Presidenti centralist e lavdëron veten vazhdimisht për paketën e tij koniunkturore, ndërsa shtypi francez ditët e fundit ka informuar hollësisht për ecejaket në debatin e Berlinit për uljen e taksave. Pavarësisht se çfarë thonë të dy politikanët në konferencën e tyre të fundit për shtyp.

Sarkozy mbetet tek ajo që ka pohuar pas samitit të BE-së në tetor: „A na duhet në krizën ekonomike i njëjti koordinim si në krizën bankare? Nga këndvështrimi i presidencës franceze përgjigja është katër herë po! Kështu! Dhe a jemi te të gjithë të këtij mendimi? Jo, Jo, Jo"“