1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: AfD - Pak paqe

Kay-Alexander Scholz
24 Prill 2017

Në kongresin e Partisë së tyre, delegatët e partisë Aleanca Për Gjermaninë, AfD u paraqitën me një pamje çuditërisht të sigurtë në vetvete. Por gjendja e partisë mbetet jo e qendrueshme, mendon Kay-Alexander Scholz.

https://p.dw.com/p/2boov
Deutschland AfD Bundesparteitag
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

AfD mban në gjoksin e saj një njollë të madhe - njollën e Luck-es. Lufta për pushtet midis dy themeluesve të partisë Bernd Lucke dhe sfidueses Frauke Petry e çoi partinë në verë 2015 në prag të shkatërrimit. Kjo njollë tani nuk duhet të hapet më, kjo është një përpjekje qendrore.

Ndoshta prandaj nuk pranuan t'i ofrojnë terren delegatët në kongresin e partisë në Këln luftës për pushtet që vazhdon prej muajsh midis Frauke Petryt dhe kampit tjetër rreth Alexander Gauland dhe Björn Höcke. Ajo që pagoi çmimin kryesor në këtë drejtim qe Petry. Propozimi i paraqitur me pasion prej saj për të vënë në rend të ditës një debat strategjik, nuk pati sukses. Shkaku me siguri qe taktik: Partia nuk është e ndarë përgjysmë, në një kamp të Petryt dhe në një kamp të Höckes. Shumë e grupojnë veten në një krah më tepër neutral.

Delegatët distancohen nga mosmarrëveshja për drejtimin

Politologët preferojnë që populistët t'i kategorizojnë në një rrymë neo-autoritare. Tek AfD punët janë më të ndërlikuara. Aty ka madje tendenca anti-autoritare. Dhe kjo jo vetëm në letër, në të cilën shkruhet se AfD dëshiron që në bazë të jetë demokratike.

Frauke Petry
Frauke PetryFotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

560 delegatët janë emancipuar pak më shumë se më parë nga udhëheqja e partisë së tyre dhe nga lufta për pushtet që kryhet atje. Ata patën ardhur në Këln për të diskutuar programin e zgjedhjeve dhe për të zgjedhur kandidatët e tyre kryesorë. Këtë edhe e bënë - në mënyrë të papritur të disiplinuar. 

Në vitin e katërt të ekzistencës së saj AfD është konsoliduar në rrafshet e ndryshme reputacion në profesion. Dyzina burra dhe gra janë ndërkohë anëtarë të parlamenteve rajonalpolitike. Kjo do të thotë se angazhimi nuk është më zbavitje. Që tani bëhet fjalë për poste, për para, për e. AfD ka zhvilluar një bërthamë qendrore me besim në vetvete. Kështu që thuajse nuk qe më e habitshme, që delegatët i dhanë fund shpejt luftës së egër për kandidaturën kryesore për fushatën elektorale në Bundestag: propozimi i parë për një duet midis Alexander Gauland dhe Alice Weidel u pranua me një shumicë prej dy të tretash.

Kay-Alexander Scholz
Kay-Alexander Scholz

Por kjo pamje është vetëm një pamje momentale. Petry u përpoq që ta menaxhonte mosmarrëveshjen e kampeve në parti. Ajo nuk pati sukses. Grindja për drejtimin e partisë vazhdon, edhe nëse vazhdon nën sipërfaqe. Më e vonta në një grup parlamentar në Bundestag këto luftëra të brendshme do të dilnin sërish në sipërfaqe.