1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Dilema e politikës së migracionit

Reinhard Veser
8 Korrik 2017

Thjeshtë të qendrosh indiferent dhe të shohësh njerëzit që mbyten, përjashtohet. Por nga ana tjetër Europa nuk mund t'i marrë të gjithë.

https://p.dw.com/p/2gBEa
Libyen Flüchtlinge Menschenschmuggel Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/E. Morenatti

Për aq kohë sa qindra milionë njerëz në Afrikë jetojnë në varfëri, por të cilëve vazhdimisht u serviret para syve nga mediet moderne mirëqenia e madhe në Europë, një pjesë e vogël e tyre (që në fakt përbën një numër të madh) do të përpiqet me të gjitha rrugët e mundshme edhe me risk të lartë, që të vijë këtu. BE-ja duhet t'u ndihmojë këtyre njerëzve, nëse ajo nuk do t'u shmanget atyre parimeve të humanizmit, që përbëjnë thelbin e historisë europiane të suksesit. Ajo nuk mund të qendrojë indiferente e të shohë, se si njerëzit mbyten në përpjekjet për të kaluar Mesdheun.

Jo të gjithë mund të pranohen

Por mirëqenia dhe rendi në Europë, që tërheqin emigrantët këtu, duhet të mbrohen, ndaj nuk mund të pranohen të gjithë këtu. Kjo do të strapaconte aftësinë e integrimit e po ashtu edhe shoqëritë më të hapura europiane si dhe ekonomitë më të fuqishme.

Kjo do të thotë, që në politikën europiane për refugjatët hasin në një kundërthënie të pazgjidhshme dy objektiva: shpëtimi i njerëzve, që prej kontrabandistëve nisen me anije të vjetra përmes Mesdheut nga njëra anë. Dhe nga ana tjetër përpjekja për ta frenuar migracionin ose të paktën për ta drejtuar atë, në mënyrë që në Europë të mos krijohen pështjellime sociale dhe politike. Eshtë e rëndësishme, që kjo dilemë është aktualizuar tashmë në sfondin e thirrjeve për ndihmë nga Italia, ku sivjet kanë mbërritur mbi 80.000 vetë nga Afrika. Ngjarjet e vitit 2015 tregojnë, se çfarë efekti joshës mund të ketë hapja e kufijve.

Veser Reinhard Frankfurter Allgemeine Zeitung
Fotografi: Frankfurter Allgemeine Zeitung

Nuk ka zgjidhje të thjeshtë për sfidat nga migracioni nga kontinentet përreth Europës. Madje nuk ka asnjë zgjidhje. Përfytyrimi, se migracioni tërësisht mund të ndalej disi, është po aq iluzor, sas edhe ideja, se Europa mund të hapë kufijtë e saj për migracionin. Nevojitet një rrugë e ndërmjetme.

Nevojiten masa të koordinuara

Për këtë janë të nevojshme një numër i madh masash, që në rastin më ideal të kenë efekt ndërveprues. Luftimi i shkaqeve të emigracionit është njëra prej këtyre masave, por për këtë duhet të jetë e qartë, që kjo nuk është një luftë kundër mullinjve me erë. Ndaj vlejnë edhe masa të tilla si përmirësimi i sigurisë së kufijve të jashtëm të BE-së si dhe shmangia e efektit joshës përmes kthimit në atdhe të migrantëve, në mënyrë që të tjerë as të mos e marrin më këtë rrugë. Por duhet njëkohësisht që njerëzve, të cilët kanë mundur të mbërrijnë në Europë, t'u jepet këtu një shans. Brenda Europës barra duhet të ndahet në mënyrë më të drejtë. Do të arrihej shumë, nëse të gjitha shtetet e BE-së këtë problem do ta trajtonin në të nëjtën masë si problemin e tyre. Kjo sepse të gjithë janë me vullnetin e lirë të tyre pjesë e kësaj bashkësie, që me mirëqenien dhe sigurinë e saj tërheq kaq shumë njerëz.