1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FAZ: Pse nuk ishte Obama në marshimin përkujtimor në Paris?

Klaus-Dieter Frankenberger (FAZ)13 Janar 2015

Eshtë për të ardhur turp që pikërisht SHBA përfaqësohej në marshimin e madh në Paris vetëm përmes ambasadorit. Është pikërisht SHBA ajo që e di sa e rëndësishme është pjesëmarrja, mendon Klaus-Dieter Frankenberger.

https://p.dw.com/p/1EJTH
Barack Obama / USA
Fotografi: Reuters

Të enjten do ta gjejë rrugën për në Paris edhe ministri i Jashtëm Kerry, për të përforcuar lidhjen midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatit të tyre më të vjetër. Sa bukur! Kur bota tregoi solidaritet me vendin e goditur nga terrori dhe kur dyzina "world leaders" marshuan në krye të marshimit të përmortshëm në Paris, Uashingtoni nuk qe në gjendje të ofronte më tepër se sa ambasadorin e tij. Kjo është për të ardhur turp.

Logo der FAZ

Nuk ka pse habitemi që kundërshtarët në politikën e brendshme të Obamas e shfrytëzojnë këtë rast. Asnjë president në Paris, asnjë zëvendëspresident, asnjë ministër ndër ata që marshonin - megjithëse ministri i Drejtësisë Holder ndodhej në Paris. Nuk është se ishte e pamundur të arrihej kreu i qeverisë në Uashington, sepse kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Sa për kujtesë: në vitin 2009 Obama shkoi në Kopenhagë, për të bërë publicitet për qytetin e tij Çikago si vend për Lojërat Olimpike. Franca është një aleate e ngushtë e SHBA-së në çështjet e sigurisë. Pikërisht si viktimë e terrorizmit ky vend kishte merituar më shumë interesim. Kush e di këtë më mirë se Amerika?

Klaus-Dieter Frankenberger (Frankfurter Allgemeine Zeitung)

www.faz.net

Të gjitha të drejtat i rezervohen © Frankfurter Allgemeine Zeitung GmbH, Frankfurt mbi Main