1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jo përsëritje e katastrofës së vitit 1985 në Meksikë

Claudia Herrera-Pahl
21 Shtator 2017

Meksika dhe Karaibet po përjetojnë ditë tragjike. Por numri i madh i viktimave nuk duhet të bëjë të harrojmë se janë nxjerrë mësime nga katastrofat e mëparshme, mendon Claudia Herrera-Pahl.

https://p.dw.com/p/2kPEL
Mexiko Erdbeben in Mexiko Stadt
Fotografi: picture-alliance/AA/M. Velasquez

Që pikërisht në 19 shtator, saktësisht në ditën kur 32 vjet më parë, më 1985 ndodhi një tërmet shkatërrimtar me më shumë se 10.000 të vrarë, toka do të tronditej sërish, ishte kaq e pamundur, sa goditja nga një rrufe. Por ndodhi: pikërisht në ditën kur që prej shumë vitesh në shkolla dhe në firma zhvillohen alarme provë. Në kryeqytetin meksikan u rrëzuan të paktën 44 ndërtesa. Milionë vetë kërkuan shpëtim në panik në rrugë. Numri i të vdekurve, duke përfshirë edhe fëmijët, të cilët nuk qenë në gjendje të largohen në kohën e duhur nga klasat, që tani është shumë më i lartë se 200. Dhe ka gjasa që ky numër të rritet.

Mësime nga e kaluara

Janë ditë të hidhërimit të thellë, të cilat na sjellin parasysh sërish fuqinë e pakontrolluar të natyrës dhe na tregon neve njerëzve sa të plagosshëm jemi. Por në këto ditë del njëkohësisht në pah se në 32 vitet e shkuara, me qindra tërmete dhe uragane, megjithë vuajtjet e mëdha që sollën, janë bërë edhe përparime efektive dhe të dukshme. Pa dashur që ta minimizoj tragjedinë, që përfaqëson çdo rast i veçantë vdekjeje, numri i 58 të vdekurve që kërkoi uragani Irma dhe i 96 të vdekurve në tërmetin në Oaxan meksikane dy javë më parë tregon edhe se qeveritë në rajon kanë nxjerrë mësimet e duhura nga e kaluara.

Ushtarë e vullnetarë shpëtojnë viktima
Ushtarë e vullnetarë shpëtojnë viktimaFotografi: picture-alliance/AA/M. Velasquez

Meksika ndodhet në një nga rajonet me rrezikshmërinë më të madhe në botë për tërmetet. Dhe ishujt e Karaibeve goditen çdo vit nga uragane të forta. Këtë nuk mund ta ndryshosh. Herë pas here për këtë shkak ka shumë viktima dhe dëmet materiale janë të pallogaritshme. Por asnjëherë nuk duhet të përsëritet numri horror i 10.000 të vdekurve të vitit 1985 - ky të paktën është synimi dhe shpresa.

Humanizëm dhe solidaritet

Herrera Pahl Claudia Kommentarbild App

Gjithmonë do të diskutohet në mënyrë kritike, nëse mund të përmirësohet kjo ose ajo masë. Por do të ishte e gabuar dhe jo e ndershme, që të injorohen të gjitha përparimet që janë bërë në sistemet e paralajmërimit të hershëm, në marrjen e masave paraprake për katastrofat, në menaxhimin e krizave dhe për ndihmën emergjente.

Por katastrofat më të fundit tregojnë edhe se shoqëritë solidare dhe të organizuara mirë mund të përballen edhe me tërmete apokaliptikë dhe me uraganë monstruozë. Dhe nuk duhet harruar se edhe me teknikën më të fortë nuk mund të ndërtohet një urë, që të jetë më e fortë se solidariteti njerëzor në rast emergjence. Njerëzit në Meksikë nuk janë vetëm. Edhe ne jemi pranë jush!