1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koha e duhur, vendi i duhur dhe skena e duhur

Bartosz Dudek5 Qershor 2014

Ajo ishte një ngjarje e madhe politike: "Festa e Lirisë" në Poloni që një skenë e demonstrimit të solidaritetit të Shteteve të Bashkuara me Evropën Lindore. Amerika kthehet si mbrojtëse e Evropës, mendon Bartosz Dudek.

https://p.dw.com/p/1CCio
Bartosz Dudek
Fotografi: DW/P. Henriksen

Ishte dita, që kujtonte zgjedhjet gjysmë të lira të 4 qershorit 1989 dhe fitoren mahnistëse të lëvizjes së atëhershme qytetare "Solidarnosc" të kryesuar nga udhëheqësi sindikalist Lech Valesa. Fitoren paqësore në kutitë e votimit, nga e cila u krijua qeveria e parë jo-komuniste e periudhës së pasluftës në këtë pjesë të Evropës. Zgjedhjet sollën në lëvizje një proces, që përfundoi me rënien e komunizmit.

Ishte Varshava, një qytet, që i ishte kundërvënë disa herë me guxim regjimeve totalitare të shekullit të 20-të. Para 25 vjetësh ajo ishte ende një qytet i tristë dhe i rrënuar. Sot Varshava është një qytet i lulëzuar evropian, e cila dëshmon për fuqinë e demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Dhe ajo ishte skena: rreth 50 përfaqësues të shquar të botës së lirë, monarkë, presidentë, kryetarë qeverish, ministra të jashtëm. Një ambient perfekt për një fjalim programatik.

Mesazhi i qartë

Barack Obama e shfrytëzoi atë. Si dikur paraardhësit e tij John F. Kennedy dhe Ronald Reagan në shtetin e dikurshëm të vijës së frontit në Gjermani, Obama mbajti tani një fjalim të shkëlqyer, pothuajse historik. Ai bëri lidhjen nga roli historik i Polonisë si pionier i lirisë evropiane tek situata e tanishme në lindje të kontinentit. Dhe përcolli një mesazh të qartë: Amerika nuk do t'i lërë vetëm aleatët në Evropë, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe do t'i mbrojë ata nga Rusia. Fjalët e Obamës ishin: "Ju kurrë nuk do të jeni vetëm." Fjalët nuk u drejtoheshim vetëm polakëve, por edhe baltikëve, rumunëve dhe bullgarëve. Dhe për më shumë: "Ne kurrë nuk do ta pranojmë aneksimin e Krimesë." Kjo do të thotë: fund me pretendimet perandorake dhe zonat e influencës.

Amerika e Obamës, e orientuar më shumë nga zona e Paqësorit, është kthyer tani si mbrojtëse e demokracisë dhe lirisë evropiane. Sepse, siç tha Obama, "nuk ka liri pa solidaritetit". Një mbyllje mjeshtërore e një fjalimi në atdheun e "Solidarnosc-it". Një fjalim, që dëshmoi pretendimin e Obamës, për të qenë zëdhënës i botës së lirë. Në kohën e duhur, vendin e duhur dhe në skenën e duhur.