1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Mbytja e anijeve nuk e zgjidh problemin

15 Maj 2015

Ministrat e jashtёm tё BE-sё duan tё hapin rrugёn pёr njё aksion ushtarak kundёr kontrabandistёve. Nё takimin e NATO-s BE-ja paraqiti planet. Komentatori i DW Bernd Riegert shpreson, qё ato tё mos zbatohen kurrё.

https://p.dw.com/p/1FPw2
Mittelmeer Soldaten der Fregatte Hessen retten Flüchtlinge
Fotografi: Bundeswehr/PAO Mittelmeer/dpa

Njё anije e marinёs federale nё portin e Xhibutit: dikur nё misionin kundёr piratёve, nё tё ardhmen kundёr kontrabandistёve?

Duket se BE vёrtetё e ka seriozisht me planin aventuresk, tё fillojё njё aksion ushtarak kundёr kontrabandistёve tё refugjatёve nё Libi. Gjatё takimit tё NATO-s nё Antalja e ngarkuara e BE-sё pёr Politikёn e Jashtme Federica Mogherini u shpjegoi ministrave tё jashtёm pjesёrisht tё habitur se si synon qё tё qёllohet me top ndaj kontrabandistёve. Nё rast se OKB-ja dhe qeveritё rivalizuese nё Libi do ta miratojnё kёtё, BE-ja duhet tё fillojё nga qershori krijimin e flotёs, e cila duhet tё mbysё nё ujёrat teritoriale tё Libisё anijet e kontrabandistёve, ose do t‘i zbulojё dhe do t'i shkatёrrojё ato nё tokё. Ish-ministrja e Jashtme italiane, e cila tani ёshtё pёrgjegjёse pёr politikёn e jashtme tё BE-sё, ndodhet nёn presion tё fortё nga Roma. Italia mё nё fund do qё tё ndёrmarrё diҫka kundёr refugjatёve tё anijeve.

Mogherini e ndjek me pikёsynim tё qartё kёtё projekt e pёr ritmet europiane edhe me njё shpejtёsi marramendёse. Pas katastrofёs sё rёndё tё refugjatёve me mbi 800 tё vdekur nё prill kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё dhanё mandatin pёr shqyrtimin e njё aksioni ushtarak efikas nё Mesdhe. Por qё tani gjithҫka po ecёn kaq shpejt e nё mёnyrё radikale, nё fakt nuk ishte ky synimi, tё paktёn jo i qeverisё federale gjermane. Kjo tani po pёrpiqet pas kuintave qё ta frenojё disi kёtё ritёm. E kjo pёr arsye tё forta.

Bernd Riegert
Bernd Riegert

Sepse njё sёrё ҫёshtjesh janё tё hapura: Kush duhet tё vendosё, se cila ёshtё anije kontrabandistёsh dhe cila jo? A do tё kapen vёrtetё kokat e kontrabandistёve apo vetёm ndihmёsit e tyre? Si do tё organizohet pёrndjekja mbi bazёn e shtetit tё sё drejtёs? A nuk ka rrezik, qё tё vdesin njerёz tё pafajshёm, kur trupat e BE-sё madje tё sulmojnё edhe nё tokё nё Libi? Si do tё mbrohet BE-ja nga kundёrsulmet eventuale? Kontrabandistёt, qё fitojnё miliarda, janё tё lidhur ngushtё me milicёt e armatosur. Ky nuk ёshtё njё aksion kundёr piratёve si ai pёrpara brigjeve tё Somalisё, ku anijet e misionit "Atlanta" janё nё epёrsi tё madhe ndaj kundёrshtarit.

Ҫёshtja mё e rёndёisshme ёshtё: a e zgjidh pёrdorimi i armёve vёrtetё dramёn e refugjatёve? Pёrgjigja ёshtё njё Jo e qartё. Njerёzit, qё nuk mund tё largohen mё pёrmes detit, do tё mbeten afatgjatё nё Libi nё kushte tё mjerueshme. Pas njё farё kohe migrantёt dhe kontrabandistёt do tё gjejnё rrugё tё reja. Pёrmes Turqisё? Pёrmes Tunizisё? Bashkimi Europian nё radhё tё parё duhet tё zgjidhё konfliktin e brendshёm pёr pranimin e refugjatёve dhe migrantёve mbi bazёn e kuotave. Pёr kёtё debati pritet tё fillojё. Disa shtete e ndёrlidhin aksionin ushtarak absurd me diskutimin e kuotave: Ne votojmё pёr sulmet ndaj kontrabandistёve, nёse refugjatёt shpёrndahen nё mёnyrё tё drejtё. Njerёzit nё anijet e pasigurta tё pёrdoren si peng i pazarit politik? Ky ёshtё cinizёm i pastёr.

Tё luftohen kontrabandistёt, por jo nё kёtё mёnyrё

Natyrisht ёshtё e drejtё, qё duhet t'u ndalet aktiviteti bandave tё kriminelёve. Por modeli i kёtij biznesi nuk dёshton, nёse mbyten anijet, por vetё nёse mundёsohet udhёtimi legal pёr nё Europё. Vёtёm kёshtu nuk do tё ketё mё kёrkesa pёr kontrabandistёt. Pёrveҫ kёsaj bashkёpunimi i shumё pёrfolur me vendet e origjinёs sё migrantёve mbetet vetёm njё dёshirё e mirё. Shkaqet e migracionit vazhdojnё tё ekizstojnё.

Britania e Madhe, Hungaria, Sllovakia dhe shtete tё tjera e refuzojnё kategorikisht pranimin e mё shumё migrantёve. Do tё jetё shumё e vёshtirё tё arrihet njё kthesё qё ёshtё e nevojshme nё politikёn ndaj refugjatёve. Nёse BE-ja i var shpresat tani tek anijet me topa, kjo shkon nё favor tё atyre qё pёrfaqёsojnё vijёn e fortё. Ata do tё preferonin njё izolim tё plotё tё Europёs sipas modelit australian.

Edhe sikur OKB-ja, pra Rusia dhe Kina nё Kёshillin e Sigurimit, ta pranojnё misionin e BE-sё, duhet tё merret edhe miratimi i autoriteteve tё Libisё. Kjo mund tё jetё pengesa mё e vёshtirё pёr planet ushtarake tё Federica Mogherinit. Nё shtetin kaotik nuk ka asnjё qerveri apo strukturё sipas modelit perёndimor. E me qё ra fjala, tё paktёn pjesёrisht Libia ka pёrfunduar nё gjendjen qё ёshtё tani edhe prej njё aksioni ushtarak me qёllim tё mirё tё NATO-s nё luftёn civile. Njё aksion i ri ushtarak i BE-sё nuk do tё kontribuojё pёr stabilizim. Pёr shkak tё pasojave tё vёshtira pёr t'u parashikuar si pёr refugjatёt edhe pёr Libinё BE-ja pёr mirё do tё duhej tё hiqte dorё nga ky plan.

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE