1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni Evropian rrit presionin ndaj Ukrainës

Martin Bohne/Angjelina Verbica4 Maj 2012

Tribunat e VIP-ave për Kampionatin Evropian të Futbollit në Ukrainë mund të mbeten bosh: Edhe komisionerët e BE-së nuk do të ulen në to. Arsyeja është qëndrimi i qeverisë në Kiev ndaj ish-kryeministres Julia Timoshenko.

https://p.dw.com/p/14pXd
Vor dem Olympiastadion Kiew ist ein übergroßer Fußball mit dem Logo der UEFA Euro 2012 am Freitag (20.04.2012) in Kiew in der Ukraine aufgestellt. Es ist ein Austragungsort für Spiele der UEFA Euro 2012 Fußball-Europameisterschaft Polen Ukraine. Es ist für das Endspiel vorgesehen, es werden hier 3 Vorrundenspiele sowie ein Viertelfinale stattfinden. Foto: Jens Kalaene
Stadiumi olimpik KievFotografi: picture-alliance/dpa

Asnjë nga 27 Komisarët e BE nuk do të shkojë në Ukrainë për Kampionatin Evropian të Futbollit. Këtë e konfirmoi të enjten në mbrëmje një zëdhënës në Bruksel. Në këtë mënyrë Komisioni shton edhe më tej presionin ndaj qeverisë Janukoviç në Kiev. Që të hënën kryetari i Komisionit José Manuel Barroso, që është tifoz i madh futbolli,  pati njoftuar përmes zëdhënëses së tij, se do t'i qëndrojë larg ngjarjes së madhe sportive.

"Ashtu si duken gjërat tani, presidenti nuk ka ndërmend të shkojë në Ukrainë për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet në këtë kohë. Ne shpresojmë natyrisht, se do të shohim zhvillime në Ukrainë, që do ta kapërcejnë këtë situatë, që është me të vertetë shumë shumë serioze, që na shqetëson pa masë." -  kështu u shpreh zëdhënësja e presidentit të komisionit, Pia Ahrenkilde, të hënën.

Barroso e shpjegoi këtë qëndrim të enjten në rrethin e komisionerëve të BE-së. Zëdhënësja e Komisionit u shpreh se në debatin, që pasoi, ishte bërë e qartë se të gjithë anëtarët e forumit kanë të njëjtin mendim, përsa i përket trajtimit të Julia Timoshenkos.

Jose Manuel Barroso, President of the European Commission delivers his statement on the state of the Union at the European Parliament in Strasbourg, eastern France, Tuesday Sept. 7,2010. In his first State of the Union address to parliament, Barroso said that economic reform in the wake of the crisis must be accelerated and added he would propose taxes on financial activities in the next month or two. (AP Photo/Christian Lutz)
Jose Manuel BarrossoFotografi: AP

Jo vendim zyrtar por sinjal ndaj udhëheqjes ukrainase

Megjithatë Komisioni nuk mori asnjë vendim zyrtar. Me këtë tregohet mirëkuptim ndaj komisionerëve, të cilët vijnë nga vende, që janë të rezervuara ndaj një bojkoti politik të Kampionatit Evropian të Futbollit - si për shembull Polonia. Zëdhënësja nuk deshi të fliste për bojkot, por për një sinjal për udhëheqjen ukrainase.    E para nga forumi 27 anëtarësh, që e anuloi pjesëmarrjen e saj në kampionatin Europian të Futbollit javën e kaluar, ishte zëvendëspresidentja Viviane Reding, përgjegjëse për çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtat e Njeriut. Përmes një letre të hapur drejtuar presidentit te Federatës Evropiane të Futbollit, Mishel Platini,  ajo e argumentoi këtë hap me gjendjen dramatike të ish-kryeministres së burgosur Timoshenko. Dhe Reding, e njohur për fjalët e saj të sinqerta, u bëri thirrje edhe politikanëve të tjerë të ndjekin shembullin e saj. Politikanët nuk duhet të tolerojnë shkeljen e të drejtave të njeriut.

UEFA President Michel Platini answers questions during a meeting with the press in Vilnius, Lithuania, Thursday, July 2, 2009. Platini has warned big-spending clubs that he plans to introduce tighter financial regulations within "two or three years" that would put an end huge spending sprees in football. (ddp images/AP Photo/Mindaugas Kulbis) +++ddp images/AP Photo/Mindaugas Kulbis+++
Michel PlatiniFotografi: ddp images/AP Photo/Mindaugas Kulbis