1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

300311 Islamkonferenz

30 Mars 2011

Konferenca me përfaqësuesit e fesë islame duhet t'i kontribuojë integrimit më të mirë të myslimanëve në Gjermani, por kësaj radhe atmosfera ishte shumë e tendosur.

https://p.dw.com/p/10k0y
Teologia Hamideh Mohagheghi dhe ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU)Fotografi: dapd

Ishte kjo hera e parë që konferenca mbahej nën udhëheqjen e ministrit të ri të Brendshëm Hans-Peter Friedrich, i cili pak ditë pas emërimit në këtë post deklaroi, se feja islame nuk është fe e Gjermanisë. Ai kërkon edhe masa të tjera kundër radikalizimit tek të rinjtë, gjë që ka shkaktur kritika të shumta.

Minitri i ri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich pohon se dëshira e tij është që t'i shtrijë dorën fesë islame në Gjermani. Por më shumë se paraardhësi i tij ai kërkon, që në qendër të debateve me përfaqësuesit e fesë islame të vihet tema e sigurisë në vend. Hans-Peter Friedrich kërkon që myslimanët të bashkëpunojnë më shumë me autoritetet e sigurisë. Ai ka parashikuar që në pranverë të mbajë një samit për prevencione.

Deutsche Islamkonferenz DIK Berlin März 2011 Flash-Galerie
Konferenca me përfaqësuesit e fesë islame, 29.03.2011Fotografi: dapd

"Fjala është për një samit për preventimin, sensibilizimin dhe shpjegimin e gjërave me qëllim që të rinjtë të mos futen në rrjete ekstremiste, nga të cilat nuk mund të dalin më vonë."

Për këtë qëllim, në të gjitha shkollat në të ardhmen duhet të organizohet mësimi vullnetar për fenë islame. Të gjithë pjesëmarësit e konferencës së mbajtur ditën e martë ishin dakord që shkollat pas familjes janë institucioni më i rëndësishëm për edukimin dhe integrimin e personave me preardhje të huaj.

"Një pjesë e madhe e këtyre të rinjve nuk vjen të kontaktojë në shoqatat tona. Prandaj mendoj se mësimi në shkolla i fesë islame do të ishte i një rëndësie të veçantë dhe do të ndihmonte shumë edhe sa i përket esktremizmit tek myslimanët", pohon Mustafa Imal, nga Qendra kulturore islame në Këln.

Deutsche Islamkonferenz DIK Schavan Friedrich
Ministrja e Arsimit, Annette Schavan (CDU) dhe ai i Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU)Fotografi: dapd

Deri tani në Gjermani ka vetëm projekte pilot për mësimin e fesë islame në shkolla, ndërsa nga viti 2013 në tërë landin e Renanisë Veriore - Vestfalisë do të futet mësimi vullnetar i kësaj feje. Për zbatimin e këtij vendimi ka nevojë edhe për mësues dhe pedagogë të fesë islame. Prandaj është vendosur që duke filluar nga semestri tjetër dimëror, në universitetet gjermane të ofrohet mundësia e përgatitjes së pedagogëve. Shoqatat islame kanë të drejtën të japin mendimin e tyre kur të bëhet përzgjedhja e profesorëve, që do të thotë se konferenca me përfaqësuesit e fesë islame do të ketë edhe shumë tema që duhet trajtuar.

Autor: Hans Pfeiffer/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama