1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konsensus për të ashtuquajturat ligjet e integrimit

bw/pp30 Maj 2013

Votimi u bë gjatë një seance të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Berisha

https://p.dw.com/p/18hQS
Fotografi: AP

Parlamenti i Shqipërisë arriti pak përpara zgjedhjeve parlamentare konsensus për tri të ashtuquajtura ligje të integrimit. Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot (30.05) me shumicë të cilësuar tri projektligjet në fjalë, atë "Për Gjykatën e Lartë"; "Për Nëpunësin Civil" dhe Rregulloren Parlamentare.

Pas debatesh dhe replikash deputetët e mazhorancës dhe të opozitës në Kuvend u dhanë “ok” tri ligjeve, që i hapin dritën jeshile integrimit të Shqipërisë. Ligjet hyjnë në fuqi më 1 tetor 2013, pra pas krijimit të Kuvendit të ri. Projektligji për amnistinë fiskale nuk arriti të miratohet në këtë seancë të fundit parlamentare.

Votimi u bë gjatë një seance të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Berisha. Debatet gjatë seancës kaluan herë me tone fushate elektorale dhe herë në akuza personale, mes disa deputetëve socialistë dhe kreut të qeverisë.

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Eugen Wollfarth, e përshëndeti miratimin e tri ligjeve duke thënë se votimi sot hapi rrugën për realizimin e reformave të mëtejshme të Shqipërisë.