1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Iran

Ulrich Pick / Teheran (SWR)17 Mars 2008

Në zgjedhjet parlamentare në Iran, konservatorët rreth presidentit Mahmud Ahmadinexhad e përforcuan sipas medieve shtetërore pozicionin e tyre. Ata morën më shumë se 70% të votave.

https://p.dw.com/p/DQHa
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad duke dhënë votën, 14 mars 2008
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad duke dhënë votën, 14 mars 2008Fotografi: AP

Rreth 20% të votave i fitoi kampi reformator, dhe rreth 10% kandidatë të pavarur

BE i kritikoi zgjedhjet si jo të lira dhe jo të barabarta. Shumë kandidatë i kanë penguar të dalin në votime, theksoi presidenca sllovene e BE.

Edhe për katër vitet e ardhshme, shumicën në parlamentin e Iranit do ta kenë konservatorët. Pasi të shtunën ministria e brendshme bëri të ditur se në fshatra rreth 70% e zgjedhësve kishin votuar për të ashtuquajturit "besnikë ndaj parimeve"- me këtë mbahen parasysh lista e djathta të mbështetësve të Ahmadinexhadit si dhe të ish-negociatorit në negociatat e programit atomik, Larixhani, në Teheran kjo tendencë u thellua edhe më tej.

Sipas të dhënave të agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, 14 zonat elektorale të kryeqytetit, në të cilat një kandidat arriti të marrë edhe 50% të votave, u fituan gjithashtu nga konservatorët. Në 16 rajonet e tjera do të zhvillohet balotazh.

Me këtë u zhgënjyen shpresat e reformatorëve, të cilët mund të kishin arritur rezultate më të mira në Teheran, pas rezultatit të dobët në zonat fshatare. Zëdhënësi i tyre, Naseri, bëri të ditur se kampi i tij do të marrë gjithsej 102 nga 290 vendet në parlament dhe e quajti këtë një rezultat të respektueshëm. Deri tani, reformatorët kishin vetëm 47 deputetë.

Si BE, ashtu edhe SHBA i quajtën zgjedhjet jo të lira dhe të barabarta. Me të vërtetë, pati dy pika nevralgjike: nga njëra anë, këshilli i mbikqyrësve nuk u lejoi pjesëmarrjen në zgjedhje një numri katërshifror kandidatësh nga radhët e reformatorëve, duke i kufizuar dukshëm alternativat zgjedhore në dobi të establishmentit konservator besnik ndaj sistemit. Nga ana tjetër, kritikët pohojnë se nuk janë të sakta deklaratat për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ministria e brendshme dhe një pjesë e madhe e mediave konservatore thonë se në votime shkuan rreth 60% e iranianëve. Kjo do të ishte e barabartë me një shtesë prej 10% në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Por në numërimin e votave nuk u lejuan të marrin pjesë përfaqësues të kampit reformator. Dhe kjo e shton dyshimin për manipulime të mundshme.