1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stichwort: Regierungskonsultationen

26 Qershor 2011

Nga data 27 deri më 28 qershor zhvillohen në Berlin konsultimet qeveritare gjermano-kineze. Kina së bashku me Izraelin dhe me Indinë janë të vetmet shtete joevropiane të përfshira në këtë rreth ekskluziv.

https://p.dw.com/p/11jpz
Angela Merkel dhe Wen JiabaoFotografi: picture-alliance/dpa

Kur dy shtete bien dakord për të zhvilluar konsultime qeveritare, atëhere në radhë të parë është fjala për t'i treguar njëri-tjetrit se e respektojnë dhe e vlerësojnë shumë. Aq shumë sa duan të bisedojnë me njëri-tjetrin në nivelin më të lartë. Për këtë veç presidentëve dhe kryeministrave përkatës takohen me njëri-tjetrin edhe ministrat. Pjesë e përhershme e këtyre takimeve të mëdha është edhe një senacë e përbashkët plenare e kabineteve qeveritare në të cilën prezantohen përfundimet e arritura në takimet mes ministrave.

Termi konsultime të krijon përshtypjen se shtetet konsultohen dhe bien dakord si të barabarta. Pra takime të tilla kanë vlerë të madhe simbolike. Kina dhe Gjermania zhvillojnë konsultime në Berlin. Kurse kur Angela Merkel shkon në Uashington flitet vetëm për një vizitë qeveritare, edhe pse në raste të tilla bashke me zonjën Merkel shkon thuajse i gjithë ekipi i ministrave.

Takimi personal dhe bisedimet mes krerëve më të lartë të qeverive duhet të lehtësojnë zgjidhjen e problemeve dhe të çojnë përpara punën dhe perspektivat për të ardhmen. Konsultimet qeveritare nuk duhet të shprehin vetëm afërsi simbolike dhe vlerësim të partnerit të bisedimeve. Përpara se të zhvillohen ato përgatiten me muaj të tërë në raunde bisedimesh mes nëpunësve të lartë të të dy qeverive. Konsultimet qeveritare duket se sjellin edhe rezultate konkrete, kështu pas konsultimeve të fundit gjermano-polake u prezantua një listl me 92 projekte konkrete.

RFGJ ka rënë dakord të zhvillojë konsultime qeveritare vetëm me tetë shtete. Për një kohë të gjatë ky instrument diplomatik ishte i kufizuar vetëm tek shtetet e Evropës. Ato filluan në vitin 1963 kur kancelari Konrad Adenauer dhe presidenti francez Charles de Gaulle ranë dakord në marrëveshjen e Elysée-së që të zhvillonin çdo gjashtë muaj takime qeveritare. Në të njëjtin ritëm në vitin 1977 u vendos të zhvilloheshin takime të tilla me Italinë. Një herë në vit zhvillohen konsultime qeveritare me spanjën Spanien (që prej vitit 1983), me Poloninë (që prej vitit 1997) dhe me Rusinë (që prej vitit 1998). Marrëveshja me Izraelin e vitit 2008 përfshiu për herë të parë një këtë rreth ekskluziv një vend jashtë Evropës. Që prej vitit 2011 në këtë rreth bëjnë pjesë edhe India dhe Kina.

Autor: Heiner Kiesel/ Pandeli Pani
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora