1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kontrolle për centralet atomike - takimi i G-8-ës shënon përparim

27 Maj 2011

Në takimin e nivelit të lartë të G8-ës u shënua një hap përpara përsa i përket sigurisë : reaktorët atomikë do t'u nënshtrohen rregullisht kontrolleve.

https://p.dw.com/p/11Onx
G8 në Deauville
G8 në DeauvilleFotografi: dapd

Kontrolle në centralet atomike të G-8-ës

Pas aksidentit atomik në Fukushima të Japonisë, centralet atomike të shteteve kryesore të industrializuara dhe Rusisë do të kontrollohen rregullisht. Pas bisedimeve të para në takimin e nivelit të lartë të G-8-ës në Deauville të Francës kancelarja gjermane Angela Merkel foli për një përparim. Megjithatë evropianët në grupin G8 duan të arrijnë që centralet atomike në të gjithë botën t'u nënshtrohen testeve të stresit.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, i cili aktualisht është kryetari i G-8-ës, tha të enjten se përsa i përket debatit të sigurisë ai do të kërkojë ritëm më të shpejtë. Që në 7 qershor, ministra nga 30 shtete do të përpunojnë në Paris propozime konkrete për masa të ashpra sigurie.

Rezultatet e këtij takimi do të dërgohen në një mbledhje të Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për sigurinë bërthamore, e cila do të mbahet nga 20 deri 24 qershor në Vjenë.

Përshëndet arrestimi i Mladiçit

Njëzëri e përshëndeti G-8-a, ku bëjnë pjesë SHBA, Kanadaja, Japonia, Rusia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia, arrestimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic. Kancelarja Merkel tha se shumë viktima do të përjetojnë me këtë satisfaksion.

Edhe nëse pikërëndesat e takimit të G-8-ës janë mësimet nga Fukushima dhe lëvizjet reformuese në Afrikën e Veriut dhe në botën arabe, presidenti i SHBA, Barak Obama i habiti të pranishmit me një premtim të rëndësishëm të politikës ekonomike.

Politikë e re kursimesh në SHBA

SHBA të zhytura thellë në borxhe i garantojnë G-8-ës një politikë të re kursimesh. "SHBA do të krijojnë një kuadër të qartë dhe të besueshëm për konsolidimin afatmesëm të buxhetit", thuhej në projektin e deklaratës përfundimtare. Prej kohësh, partnerë ndërkombëtarë ushtrojnë presion ndaj Uashingtonit për ta vënë nën kontroll problemin e borxheve.

Të premten, pra sot, do të diskutohet para së gjithash për mbështetjen e pranverës arabe, e cila që prej dhjetorit të kaluar po trondit regjimet totalitare në Afrikën e Veriut dhe në botën arabe. Kancelarja Merkel la të kuptohet se do të ketë mbështetje të mëtejshme për pranverën arabe. "Do të ketë premtime për ndihma të bashkësisë ndërkombëtare," tha ajo.

Autor: dpa/Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti