1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Korrupsioni tek Siemensi dhe kriza financiare

1 Maj 2008

Skandali i ryshfeteve në koncernin gjerman Siemens dhe kriza ffinanciare

https://p.dw.com/p/Ds1e
Godina e koncernit Siemens në MynihFotografi: picture-alliance/dpa

Lidhur me skandalin e ryshfeteve të zbuluara në koncernin gjerman të elektroteknikës Siemens gazeta "Mittelbayerische Zeitung", që del në Regernsburg shkruan: "Nëse dhe në çfarë niveli kryesitë e ndërmarrjeve të Siemensit e kanë njohur, apo ndoshta edhe e kanë mbështetur sistemin e ryshfeteve, kjo mbetet të hulumtohet me punë të mundimshme prej prokurorëve. Por sidoqoftë shoqëria e nderuar e drejtuesve mban përgjegjësi për këtë. Ajo duhet patjetër të ketë pasur një farë ideje, se si funksionojnë bizneset me dhënësit e porosive. Kur në rrethanat gjithnjë e më të vështira ekonomike është fjala për mosrealizim të xhiros apo për mungesë rentabiliteti në sektorin e secilit drejtues, janë pikërisht këta që ushtrojnë presion të jashtëzakonshëm ndaj vartësve."


Për komentatorin e "Abendzeitung" të Mynihut: "Me pasoja të parikuperueshme menaxhmenti i Simensit gjatë viteve të fundit kanë shpërdoruar miliarda, kjo ka ndodhur si me arkat ilegale ashtu edhe me vorbullën pafantazi të prodhimit në degën e celularëve si dhe në dështimin në sektorin e ndërtimit të centraleve energjetike."


"Financial Times Deutschland" komenton krizën në tregjet ndërkombëtare të financave: "Mund të mendosh, se Banka e Anglisë me bilancin e saj të fundit për gjashtëmujorin lidhur me stabilitetin e tregjeve financiare në radhë të parë sheh interesin e vet. Thelbi i deklaratës së saj është se reaksioni i botës financiare ndaj krizës amerikane të hipotekave në mujat e fundit ka qenë i ekzagjeruar. Sipas analizës së bankierëve britanikë pjesa më e madhe e humbjeve dhe dështimeve ka kaluar. Sektori financiar që është aq i rëndësishëm për ekonominë britanike ka lënguar shumë nën krizën e kohëve të fundit prandaj çdo lehtësim është i mirëpritur. Megjithatë Banka e Anglisë nuk do të vinte në rrezik reputacionin e saj vetëm me qëllimin për të qetësuar përkohësisht tregjet financiare."