1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova merr zyrtarisht udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Bekim Shehu14 Qershor 2012

Dokumenti përcakton kushtet që duhet plotësuar nga Kosova në procesin e liberalizimit të vizave

https://p.dw.com/p/15EfJ
Ein Antrag auf Erteilung eines Schengen-Visum in deutscher Sprache ist symbolisch vor einer Europafahne zu sehen (Illustrationsfoto vom 25.01.2004 zum Thema Visa, Schengen-Visa) Foto: Ralf Hirschberger +++(c) dpa - Report+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Udhërrëfyesin zyrtar për procesin e liberalizimit të vizave autoriteteve kosovare ua dorëzoi të enjten në Bruksel, komisionerja Sesila Malmstrom. Për të marrë udhërrëfyesin në Bruksel, ishte ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Qitaku dhe ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi. Të dy ministrat kosovarë u shprehen se janë optimistë që do të plotësojnë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara në udhërrëfëyes.

"Marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithëshme të institucioneve të Kosovës" - tha ministrja Qitaku, por ajo nuk ishte në gjendje të thotë një datë të saktë se kur autoritetet e Prishtinës do të mund të plotësojnë kriteret e kërkuara.

Vlora Qitaku minister for europian integrations in Kosovo Government in interview for DW *** Author: Bekim Shehu DW correspodent from Kosovo Date: 15.05.2011
Vlora QitakuFotografi: DW

Drafti i udhërrëfyesit për Kosovën përmban 101 kritere, shumë ndryshe nga ato të vendeve të rajonit të cilat përmbanin vetëm 47 kritere.

Komisionerja Sesilia Malsmstrom, tha se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Dokumenti që paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash të cilat duhet t'i plotësojë Kosova. Këto reforma kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, riintegrimin dhe ripranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore. Përfundimet e dialogut për viza do të varen nga progresi i Qeverisë së Kosovës në plotësimin e këtyre kërkesave. "Unë jam e kënaqur në veçanti për faktin se pata rastin ta dorëzoj këtë dokument, të pritur me padurim nga Qeverina e Kosovës. Ceremonia e sotme e dorëzim-pranimit të këtij dokumenti, i çon qytetarët e Kosovës një hap më afër udhëtimit pa viza. Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave përfshin reformat të cilat do të duhet t'i implementojë Qeveria e Kosovës, për të krijuar një mjedis të sigurt për të udhëtuar pa viza. Se a do të bëhet realitet udhëtimi pa viza dhe se kur do të bëhet varet nga angazhimi i qeverisë për implementimin e këtyre reformave të vështira në terren" - tha Secilia Malmström, gjatë një konference për media në Bruksel.

European Commissioner for Home Affairs Cecilia Malmstroem talks during a media conference on the establishment of a European Cybercrime Centre, in Brussels, Wednesday, March 28, 2012. (Foto:Yves Logghe/AP/dapd)
Cecilia MalmströmFotografi: dapd

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, thotë se Kosova që nga viti 2009 në mënyrë vetanake ka filluar plotësimin e kushteve që kërkohen në procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa, tash plotësimi i udhërrëfyesit zyrtarë do të jetë më shumë një punë teknike.

Bajram Rexhepi, Innenminister des Kosovos im Interview mit der Deutschen Welle, am 14.4.2010, in Berlin Fotos: Anila Shuka
Bajram RexhepiFotografi: DW/Anila Shuka

"Në bazë të dinamikës dhe mekanizmave që janë të krijuara sidomos në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe në Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe ministritë e tjera që lidhen me këtë proces, ne jemi optimistë që kushtet teknike deri nga fundi i këtij viti kryesisht do t'i plotësojmë. Dhe pastaj janë çështje të procedurave të ndryshme që shkojnë nëpër instancat e ndryshme të Komisionit Evropian për vendimarrje për liberalizim të vizave." - thotë ministri Bajram Rexhepi.

Marrjen e udhërrëfyesit zyrtarë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën e përshendeti edhe presidentja Atifete Jahjaga, duke e vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm të Komisionit Evropian dhe të vendeve anëtare që e kanë mbështetur këtë proces. "Shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë në përmbushjen e kritereve dhe obligimeve të përcaktuara në këtë udhërrëfyes, duke konsoliduar arritjet në të gjitha fushat në kuadër të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës. Ky vendim përçon një mesazh të qartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se edhe ata, si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Ballkanit, gëzojnë perspektivën evropiane" - tha presidentja Atifete Jahjaga.

Kosova është vendi i fundit në rajonit e Ballkanit, qytetarët e së cilës akoma detyrohen të pajisen më viza për të udhëtuar në zonën e Shengenit. Edhe pse Kosova mori sot udhërrfëyesin për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës duhet të presin të paktën edhe 18 deri në 24 muaj që të plotësojnë kriteret në mënyrë që të ketë një vendim pozitiv të Komisionit Evropian që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen.