1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

PP (dpa, afp)30 Gusht 2016

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur (30.08) është për familjet e viktimave vetëm njëra prej shumë ditësh ankthi. Familjarët ende nuk kanë gjetur eshtrat e të paktën 1700 vetëve.

https://p.dw.com/p/1Jrjb
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kosova po shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga përfundimi i luftës familjarët ende nuk kanë gjetur eshtrat e të paktën 1700 vetëve. Të njëjtin problem e ka dhe Bosnja qe numëron rreth 7 800 persona të humbur dhe Kroacia me mbi 2 mijë vetë.

Pristina Vermisst Balkan Kosovo
Fotografi: picture-alliance/dpa

Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, kanë organizuar disa aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ndër të tjera një tryezë me temën: ‘Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur – rasti i Kosovës', vendosje lulesh te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur' përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe tubimin Qendror, në Merdar, Komuna e Podujevës.

Pristina Vermisst Balkan Kosovo Guido Westerwelle
Fotografi: picture-alliance/dpa