1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritikë e ashpër e Horst Këhlerit kundër sistemeve financiare

Bettina Marx15 Maj 2008

Vitin e ardhshëm në Gjermani zgjidhet presidenti i ri. Diskutimi për kandidatët ka nisur. Presidenti aktual Horst Këhler është cituar shumë nga mediat kryesore, sepse ka kritikuar sistemin financiar ndërkombëtar.

https://p.dw.com/p/E0oa
Presidenti gjerman, Horst Këhler
Presidenti gjerman, Horst KëhlerFotografi: picture-alliance/ dpa

Presidenti Horst Këhler heziton ende. Një vit para zgjedhjes së presidentit të ri ai nuk ka vendosur akoma, nëse dëshëron të kandidojë për një mandat të dytë, apo jo.

Votat nga CDU dhe FDP ai i ka të sigurta. Kryetari i partisë liberale FDP, Guido Westerwelle, shkaktoi para disa javësh debatin për një mandat të dytë, pasi ishte shprehur në mënyrë gati provokuese pro Këhlerit. Sepse socialdemokratët nuk janë të një mendimi, në se do të nxjerrin një kandidat të tyrin, apo një kandidate si heren e fundit. Zvkryetarja e partisë Andrea Nahles, është shprehur përsëri për zgjedhjen e një gruaje në postin për të lartë shtetëror. Këhler nuk siguron shumicën e vet në asamblenë federale, tha ajo.

Socialdemokratët nuk duhet t´ia falin kujt postin, por duhet të prezantojnë kandidatin e vet. „Për SPD do të ishte mirë, sikur ajo të ishte partia, që do të sillte një grua në këtë post të lartë të shtetit", tha ajo agjensisë së lajmeve Reuters. Ajo e konsideron presidenten e universitetit evropian Viadrina në Frankfurt mbi Oder, Gesine Schwan përsëri si kandidaten e përshtatshme. Në votimin e fundit për presidentin në vitin 2004 SPD, pat propozuar Gesine Schwan, por nuk fitoi me të. Edhe vitin e ardhshëm ajo mund të arrijë të fitojë vetëm, nqs SPD kërkon aleatë tek partitë e tjera. Ajo duhet të mbështetet te votat e të gjelbërve, të majtëve dhe biles të ekstremistëve të djathtë, por këtë e ka refuzuar kategorikisht shefi i fraksionit të partisë socialdemokrate, Peter Struck. „Të fitosh një votim me ndihmën e partive ekstreme të djathta e përjashtoj kategorikisht", i tha ai gazetës FAZ të dielën.

Kryetari i partisë Kurt Beck do të shprehet pubilikisht, kur të jetë shprehur Këhler. Sic merret vesh ai do të preferonte rizgjedhjen e Këhlerit me votat e SPD aleancave të pasigurta me të majtët dhe ekstremët e djathtë.

Ndoshta deklaratat e fundit të Këhlerit në intervistë mund të bëjnë, që shokët ta kenë më të lehtë që ta mbështesin në revistën "Der Stern" ai kritikoi ashpër manaxherët dhe tregjet financiare. Bota financiare është turpëruar dhe nuk ka bërë ende një shfajësim, që të jetë i dukshëm. Çdo njëri, që mendon me përgjegjësi në këtë sektor i duhet bërë e qartë, se tregjet ndërkombëtare financiare janë kthyer në një monster, që i duhet treguar vendi.

Pohime të tilla të bankierit dhe drejtorit të dikurshëm FMN-së mund të bindnin biles edhe të majtët. Shefi i fraksionit të tyre Gregor Gysi e ka refuzuar së fundi Këhlerin si neoliberal. Të gjelbrit u shprehën përsëri për kandidaturën e Gesine Schwan.