1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

200811 Israel Ägypten

21 Gusht 2011

Konflikti në Lindjen e Mesme po rritet edhe më tej. Mes Izraelit dhe Egjiptit po përkeqësohen marrëdhëniet. Ndërkaq Izraeli fajësohet nga egjiptianët për vdekjen e disa kufitarëve.

https://p.dw.com/p/12Kpy
Protesta kundër Izraelit në Kairo
Protesta kundër Izraelit në KairoFotografi: picture alliance/dpa

Ministrit izraelit të mbrojtjes Barak i erdhi një kërkesë nga qeveria në Kajro. Njëkohësisht ai njoftoi për një hetim ushtarak. Kajro e kishte vlerësuar incidentin si shkelje të marrëveshjes së paqes së 1979 dhe kishte kërcënuar me tërheqjen e ambasadorit nga Izraeli. Kufitarët egjiptianë ishin vrarë në pikën kufitare egjiptiane gjatë një shkëmbimi armësh të ushtarëve izraelitë me palestinezët.

Takim krize

Ushtarë egjiptianë në gadishullin Sinai
Ushtarë egjiptianë në gadishullin SinaiFotografi: picture alliance/dpa

Nisur nga kriza diplomatike në marrëdhënien me vendin fqinjë Egjiptin, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ishte detyruar të zhvillonte një takim krize. Me ministrin e Mbrojtjes Barak dhe ministrin e Jashtëm Liebermann ai ka zhvilluar konsultime rreth asaj se si mund të ndalohej një tërheqje e ambasadorit egjiptian.

Shkaku i konfrontimit mes Izraelit me vendin më të rëndësishëm fqinj arab janë sulmet terroriste ditën e enjte (18.08). Izraeli dhe Egjipti akuzojnë njëri-tjetrën për atë që marrja e masave më të mira të sigurisë do të kishte parandaluar sulmet e atentatorëve palestineze në terroritorin izraelit. Për të tjerët pjesëtarët e forcave egjiptiane të sigurimit u vranë, pasi ushtria izraelite kishte hapur zjarr ndaj atentatorëve, që po iknin. Për këtë Egjipti ka kërkuar sqarime.

Eksperti për Lindjen e Mesme, Uzi Rabi, Profesor në Universitetin Tel Aviv i vlerëson reagimet si shenja për një ndryshim themelor në marëdhëniet e vendeve fqinjë: „Egjipti nuk do të lërë asnjë mundësi, që Izraeli të riedukohet. Sepse udhëheqja e re në Kajro dëshiron të bëjë të qartë, që ajo ka një marrëdhënie ndryshe me Izraelin. Egjipti gjithashtu nuk do më që të rikthehet në këtë fushë në politikën e Mubarakut. Dhe Izraeli vetë duhet ta pranojë, që ndodhet në një Lindje të Mesme të ndryshuar."

Ndryshim i raporteve ndërmjet dy shteteve

Raketa nga Rripi i Gazës qëllojnë Izraelin në Ashod
Raketa nga Rripi i Gazës qëllojnë Izraelin në AshodFotografi: dapd

Deri tek rrëzimi i Mubarakut para një gjysëm viti Izraeli e kishte konsideruar kufirin relativisht të sigurt. Tani ish pushtetmbajtësi egjiptian do të përgjigjet në procesin gjyqësor të ngritur ndaj tij edhe për çmimin e ulët të gazit për furnizimin e Izraelit.

Në ministrinë e mbrojtjes izraelite po bëhen përpjekje që konflikti me Egjiptin të mos dalë jashtë kontrollit. Një përfaqësues i rangut të lartë të ministrisë do të citojë fjalët e thëna se Izraeli e konsideron marrëveshjen e paqes me Egjiptin si një "bazë ekzistenciale strategjike". Por pikërisht këtë marrëveshje të 1979 Egjipti e sheh tani të shkelur.

Izraeli vazhdon të bombardojë Ripin e Gazës

Sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës
Sulm ajror izraelit në Rripin e GazësFotografi: picture alliance/dpa

Në Rramallah reagoi këshilltari i presidentit të palestinezëve Abbas, Seeb Erekat: „Presidenti Abbas ka kërkuar një takim të menjëhershëm të Këshillit të Sigurimit. Aty do të kërkohet ndalimi i masakrës së popullit tonë në Gaza. 15 njerëz kanë vdekur, shumë nga ata janë fëmijë. Gjithashtu ka edhe 45 të plagosur. Ne kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që t'i jepet fund konfliktit.“

Përfaqësues të shteteve anëtare të Ligës Arabe do të konsultohen ditën e dielë (21.08) në Kajro për sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Në Izrael në afërsi të Rripit të Gazës së rrethuar ndërkaq palestinezët radikalë kanë qëlluar me më shumë se 40 raketa. Ka disa të plagosur edhe në qyetin port Ashdod. Aty u goditën tre burra nga predhat e raketave, të cilat duhet të jenë hedhur nga palestinezë të Bregut Perëndimor të Jordanit, që kishin punuar në Izrael pa leje. Ata u dërguan në një spital izraelit.

Autor: Christian Wagner/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica