1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

131009 Rumänien Regierung

14 Tetor 2009

Gati 40 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Rumani opozita rrëzoi qeverinë e kryeministrit Emil Boc përmes një mocioni mosbesimi. Ajo akuzon atë për 'shkatërrimin ekonomik dhe moral' të vendit.

https://p.dw.com/p/K5tn
Kryeministri i rrëzuar rumun, Emil Boc.Fotografi: picture alliance/dpa

As kërcënimet, as dredhitë e as zotësitë për t'ia kthyer mendjen tjetrit nuk ndihmuan në fund: qeveria provizore e formuar para disa ditësh në Rumani nën drejtimin e kryeministrit Emil Boc nuk e ka pas vetes shumicën e parlamentit rumun. Kundër qeverisë votuan në Bukuresht 258 parlamentarë, pro votuan vetëm 176.

Partia liberale demokratike e Boc-ut u mbështet vetëm nga votat e pakicës.

Opozita kritikon kryeministrin se pas shpërbërjes së koalicionit mes liberaldemokratëve dhe socialdemokratëve formoi qeverinë e përkohshme, e cila sipas tyre është "ilegale".Në debatin e zhvilluar në parlament kryeministri Boc tërhoqi vëmendjen se në rast të rrëzimit të qeverisë rrezikohet paketa e ndihmës prej 20 miliarda euro, të cilën Rumania e fitoi sivjet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të luftuar krizën financiare. Pas votimit ai u shpreh se shumica e deputetëve votuan kundër tij për të siguruar privilegjet e tyre:

Rumänien Zentralbank Gebäude in Bukarest
Ndërtesa e Bankës Qëndrore në BukureshtFotografi: DW / Cristian Stefanescu

"Deputetët e opozitës duan të jenë të sigurtö se nuk do të humbasin të drejtat e tyre për pension".

Megjithatë nuk është e mundur që këtu bëhet fjalë vetëm për pensionet. Para së gjithash shkaktare për krizën e vazhdueshme të brendshme politike në Rumani është një grindje e ashpër mes partive në prag të zgjedhjeve presidenciale të 22 nëntorit.

Para tre javësh kryeministri Boc shkarkoi nga posti ministrin e brendshëm socialdemokrat, i cili pati tërhequr vërejtjen për manipulimet e mundshme në zgjedhjet e nëntorit. Kjo vërejtje shkonte në adresë të liberaldemokratëve të kryeministrit Boc, të cilët siç duket, kanë provuar që të përgatisin terrenin për manipulimin e zgjedhjeve për sigurimin e rizgjedhjes së Traian Basescut në postin e presidentit.

Basescu është ai, që ka në dorë shumicën e kompetencave.

Rumänien Präsident Traian Basescu
Presidenti rumun Traian BasescuFotografi: - Autor Sorin Lupsa / Administratia prezidentiala

Kështu e përcakton kushtetuta rumune. Qysh të martën në mbrëmje Basescu paralajmëroi se do të fillojë këshillimet më të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament për të parë se si do të shkojnë punët më tej. Këto konsultime mund të zgjasin ca kohë. Deri atëherë kabineti do të mbetet në pushtet. Dhe kush do të jetë ai, që do të ngarkohet me formimin e qeverisë së re, mbeti çështje e hapur në deklaratën e parë të presidentit:

"Për të evituar keqkuptimet, pasi snjëra parti nuk e ka shumicën në parlament, mbetet çështje e presidentit se kë ngarkon pas këshillimeve me formimin e qeverisë. Ky kandidat do të ketë pastaj dhjetë ditë kohë për të formuar qeverinë e re".

Autor: Jörg Paas/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica