1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza e eurozonës, Veriu kundër Jugut në Evropë?

Bernd Riegert /Elona Elezi15 Gusht 2012

Vijat ndarëse të Evropës në krizën e borxheve lëvizin mes Veriut të pasur dhe Jugut më pak të pasur – të paktën në një vështrim të shpejtë. Por një ekzaminim më i afërt tregon se e vërteta është më tepër e ndërlikuar.

https://p.dw.com/p/15pri
Europäische Solidarität am Ende? Mittel- und Südosteuropa in Zeiten der Wirtschafts- und Vertrauenskrise
Fotografi: DW

Shumë kohë para borxhit aktual dhe krizës ekonomike, statistikat treguan një boshllëk në fuqinë blerëse të shteteve veriore dhe jugore të Bashkimit Evropian. Për dekada me radhë ekzistonte rregulli se njerëzit në veri të Evropës jetonin më mirë se ata në jug të saj.

Kjo pikëpamje ndryshoi në vitin 2004 kur vendet e Evropës Lindore dhe ish-shtetet komuniste iu bashkuan bllokut perëndimor. Rregulli i përgjithshëm ndryshoi për vendet e Evropës Perëndimore që kanë një standard më të lartë jetese se homologët e tyre të Lindjes.

Popullsia e Luksemburgut ka fuqinë më të madhe blerëse me 271% të mesatares evropiane. Italia dhe Spanja ishin rreth mesatares së vendit të 27-të të Bashkimit Europian. Ndërkohë, Rumania dhe Bullgaria kishin vetëm 46 dhe 44% të mesatares së Bllokut të fuqisë blerëse për frymë. Me 118%, Gjermania qëndron në majat e nivelit të kësaj mesatareje.

European Union flags in front of European Parliament. Luxembourg, Luxembourg, Luxembourg usage Germany and Netherlands only, No third party sales., Keine Weitergabe an Drittverwerter., Verwendung nur in Deutschland un
Parlamenti Evropian në LuksemburgFotografi: picture-alliance/Lonely Planet Images

Shpërndarja e të pasurve dhe të varfërve në Evropë nuk ka pësuar ndryshime të mëdha si pasojë e krizës ekonomike. Ndihma nga fondi i shpëtimit ka shkuar kryesisht për vende si Greqia dhe Portugalia, edhe pse fuqia blerëse në Greqi është 90% e mesatares evropiane dhe ajo në Portugali shkon në 80%.

Shteti i Evropës Veriore, Irlanda, gjithashtu ka marrë miliarda nga ky fond, edhe pse fuqia blerëse e saj ishte 128% e mesatares evropiane, edhe më shumë se përqindja e Gjermanisë, shteti që pati rrezikun më të madh nga fondi i shpëtimit.

Një model i thjeshtë i Veriut dhe Jugut nuk vlen për Spanjën dhe Italinë, shtete të cilat kanë paguar më shumë në programin e shpëtimit. Qiproja, e cila gjithashtu ka kërkuar ndihmë, është në të njëjtin nivel me Spanjën dhe Italinë me 99%-shin e fuqisë së saj blerëse.

Pas këtij vëzhgimi, duket se kriza e borxheve është më pak e lidhur me pasurinë dhe varfërinë, seç është me politikat aktuale financiare dhe buxhetore. Estonia, e cila në bazë të statistikave konsiderohet si një prej vendeve më të varfëra evropiane, thuajse nuk ka borxhe dhe po përjeton një sufiçit buxhetor.

Ndarje të reja

Ministri finlandez për Evropën dhe Tregtinë e Jashtme, Alexander Stubb, thotë se vëren ndarje të reja në Bashkimin Evropian.

Mar 16, 2009 - Brussels, Belgium - Finnish Foreign Minister ALEXANDER STUBB talks to the press prior to a General Affairs and External Relations (GAERC) Council at European Union (EU) headquarters
Alexander StubbFotografi: AP

"Në ditët e sotme kemi thuajse pak lloje të ndryshme koalicioni në Bashkimin Evropian, dhe mendoj se është humbje kohe për të folur në lidhje me shtetet themeluese kundrejt shteteve të reja dhe Veriut kundër Jugut – dhe sigurisht Lindjes kundër Perëndimit," thotë ai, duke shtuar: "Koalicionet brenda Bashkimit Evropian janë të bazuara funksionalisht. Ata varen nga zona: "Jeni ose jo në euro, " "Jeni pro monopolit ose jo". Ndarjet janë krejtësisht të reja.

Ndarjet e vërteta përfshijnë shtete që janë të prirur drejt ndarjes së borxhit mes bashkimit të monedhës dhe atyre që janë kundër kësaj praktike, thotë ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt. Gjermania, Finlanda dhe Hollanda janë tre vendet e fundit në eurozonën me 17 anëtarë që kundërshtojnë lëshimin e eurobondeve të përbashkëta. Verhofstadt, i cili aktualisht drejton grupin liberal-demokrat në Parlamentin Evropian, thotë se vendimi për borxhin do të vendosë fatin e Bashkimit Evropian.

"Kjo është një mosmarrëveshje për vetë të ardhmen e Bashkimit Evropian," i tha ai DW. "Mendoj se gjithkush që po e analizon në mënyrën e duhur atë se çfarë po ndodh, kupton se euro mund të mbijetojë dhe nga kriza mund të dilet vetëm me krijimin e një bashkimi të plotë ekonomik, fiskal dhe politik – duke përfshirë edhe një treg të përbashkët bondi. Nëse kancelarja gjermane Merkel nuk e kupton këtë, atëherë ajo po bën një gabim të madh."

Fakti që Franca gjithashtu po bën shtysa për eurobonde të përbashkëta e ka dobësuar motorin gjermano-francez që tradicionalisht ka ndihmuar për drejtimin e Bashkimit Evropian, shton Verhofstadt.

Dallimet domethënëse në ecurinë ekonomike të udhëhequr nga Bashkimi Evropian çuan Hans-Olaf Henkel, ish-presidentin e Federatës së Industrisë Gjermane në idenë aq të debatuar se euro duhet të ndahet në euron veriore për vendet në veri të Alpeve, dhe euron jugore për pjesën tjetër të Evropës.

Parandalimi i armiqësive

Për dekada me radhë, vendet e pasura të Bashkimit Evropian kanë transferuar miliarda euro në ndihmë të strukturuar për vendet më pak të pasura. Kjo sepse stabilizimi i situatës ekonomike është një nga detyrat themelore të Bashkimit. Parimi i komunitetit për solidaritetin është ende në pikëpyetje, edhe pse shpesh ka pasur mosmarrëveshje të ashpra në negociimet e buxhetit mes paguesve neto dhe marrësve neto.

Gjatë viteve, Greqia ka qenë një ndër marrësit më të mëdhenj të ndihmës. Në një intervistë për "Der Spiegel" këtë javë, kryeministri italian Mario Monti u ankua për paragjykimet reciproke – madje edhe për armiqësitë – që janë rishfaqur mes Veriut dhe Jugut.


"Kjo është shumë shqetësuese, dhe ne duhet ta luftojmë atë. Mendoj se shumë gjermanë kanë një simpati të natyrshme për Italinë, ashtu siç edhe italianët i admirojnë gjermanët për shumë cilësi që ata kanë," u shpreh Monti.