1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kroacia e di, përse e thërret dëshmitare Biserkon

Ivica Petrovic/Angjelina Verbica14 Nëntor 2013

Lajmi se kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi do të jetë dëshmitare e Kroacisë në procesin kundër Serbisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndez debate në vend.

https://p.dw.com/p/1AHU1
Fotografi: DW

Mediat e Beogradit njoftojnë se Sonja Biserko do të jetë dëshmitare e Kroacisë në procesin kundër Serbisë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Serbia nga ana e saj ka ngritur kundërpadi kundër Kroacisë në të njëjtën gjykatë. Ky lajm është ende i pakonfirmuar, por duke patur parasysh rregullat e tribunalit dhe praktiktën e gjykatës për mbrojtjen e dëshmitarëve, është e vështirë të pritet që të mbërrijë konfirmimi zyrtar. Vetë Sonja Biserko as e ka përgënjështruar dhe as e ka konfirmuar këtë njoftim . E gjitha, që u ka thënë mediave të Beogradit, është se “nuk mund të flasë lidhur me këtë”.

Duke patur parasysh natyrën delikate të të gjithë procesit dhe faktin se në të janë të përfshirë dy shtete, njoftimet se dëshmitar i Kroacisë do të dalë një nënshtetas i Serbisë kanë trazuar shpirtrat në Beograd. Së pari në bazë të kësaj konstatohet se Kroacia seriozisht po përgatitet për procesin dhe nuk bëhet fjaë për tërheqjen e padisë, dhe pas kësaj vijnë thirrjet e mediave “dëbojeni atë grua nga Serbia”, njerëz të tillë duhen përbuzur”, “Sonja Biserko është në gjendje t'i bëjë gropën vendit, në të cilin është shkolluar dhe që e ushqen me bukë”, “Biserko është e sëmurë dhe e bën këtë me qëllime të caktuara“, këto janë vetëm disa nga titujt dhe deklaratat lidhur me të.

Palët propozojnë dëshmitarët

Opinioni publik serb nuk ka përgjigje për pyetjen se si dikush munnd të bëhet dëshmitar në këtë proces, që zhvillojnë njëra kundër tjetëprs Serbija dhe Kroacia. Dragan Popoviç, drejtor i një qendrës së politikës praktike shpjegon për Deutsche Welle-n, se palët në mosmarrëveshje propozojnë dëshmitarët.

Serbia dhe Kroacia para Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, 3mars 2014.
Serbia dhe Kroacia para Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, 3mars 2014.Fotografi: AP

Disa ekspertë ligjorë në Serbi kanë deklaruar se deshmia e Sonja Biserkos nuk mund të ketë peshë në këtë proces, duke thënë se ajo me të cilën merret Sonja Biserko janë “gënjeshtra dhe vlerësime të përgjithshme”, dhe që do të rrëzohen lehtë në gjyq. Dragan Popovic thekson se ai nuk e di se për çfarë do të japë dëshmi Sonja Biserko, që në bazë të kësaj të mund të konkludohej se pesha që do të kishte në në gjyq: "Por me sa di unë mbi punën e Komitetit të Helsinkit, ata nuk kanë njohuri të drejtpërdrejta lidhur me elementet e veprave penale të gjenocidit, që në këtë rast janë konventat për ndalimin e genocidit. Kështu që unë mendoj se kjo ka për të qenë një atmosferë të përgjithshme, e asaj që komiteti i Helsinkit ka hulumtuar në vitet nëntëdhjetë, dhe kështu me radhë."

Proces mbi këmbë të dobëta

Dragan Popović thekson se do të ishte shumë i befasuar, sikur gjyqi të konstatonte shkelje të konventës për ndalimin e genocidit. „E parë nga kjo anë mendoj se edhe padia edhe kundërpadia janë krejtësisht të pakuptimta", mendon Popović: „Mendoj se para së gjithash është me rëndësi të thuhet edhe si jurist edhe si aktivist për të drejtat e njeriut, se nuk ka patur genocid as nga ana e Kroacisë, as nga ana e Serbisë. Do të isha shumë i habitur sikur gjykata të gjykojë ndryshe. Kështu që mendoj që edhe padia edhe kundërpadia qëndrojnë mbi këmbë shumë të dobëta. Nga ana tjetër unë jam gjithsesi kundër tërheqjes së padisë dhe kundërpadisë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që gjykata të thotë se nuk ka patur genocid dhe në këtë mënyrë t'i vihet pika së paku kësaj polemike lidhur me këtë vepër konkrete penale siç është genocidi."

Sonja Biserko si dëshmitare e mundshme mund t'i paraqesë gjyqit përshtypjet nga Beogradi, por edhe nga terreni, vlerëson për DW Bozo Prelevic, avokat dhe drejtor ekzekutiv i Lidhjes së ekspertëve, Lex. Sigurisht që është fjala për një arkiv të gjerë, por çështja kyçe tani është se në ç'rrugë është mbledhur ky material dhe se çfarë do të prezantohet në gjykatë prej tij, thotë Prelevic:

"Pra ajo ka patur qasje në dokumente, por shtrohet pyetja se në çfarë mënyre do ta prezantojë. dhe kroatët me siguri nuk do të thërrasin për të prezantuar diçka, që nuk është në favor të tyre."

Pala serbe të thërrasë Puhovskin

Pala serbe do të duhej të bënte përgatitje shumë serioze për këtë proces dhe të mos sillet sipas sistemit hë se do të jetë e lehtë, siç ka ndodhur shpesh, vëren Prelevic. "Shpresoj se disa komente, si Biserko merret vetëm me gënjeshtra, dhe se ato do të përmbysen lehtë në gjyq, të mos jetë edhe qëndrimi i udhëheqjes së shtetit serb", tërheq vëmendjen Prelevic:

"Unë nuk e di se kush do të jetë në ekipin tonë, por në qoftë se ju e dini se Sonja Biserko do të jetë dëshmitar, atëherë mund ta merrni me mend se çfarë do të dëshmojë dhe duhet të jeni të gatshëm për t'i bërë pyetje këtij personi. Por as Serbinë askush nuk e ndalon për angazhuar të themi Zharko Puhovskin, apo ndonjë të ngjashëm. Sigurisht që do të shtrohet pyetja se kush e themeloi Komitetin e Helsinkit, kush e financon, përse e financon atë, çfarë thonë themeluesit e tij, por në gjyq krahas kësaj është e nevojshme të kesh ekipin më të mirë të mundshëm. "

Thirrje kundër Biserkos në shtypin serb
Thirrje kundër Biserkos në shtypin serbFotografi: DW

Dragan Popoviç beson se Sonja Biserko përndjekja e Sonja Biserkos është krejtësisht disproporcionale. Eshtë një dilemë morale e gënjeshtert, nëse si një qytetar i një shteti ke detyrim të dëshmosh në favor të çfarëdo qëndrimi të këtij shteti, ose je i detyruar të heshtësh për krimet, që eventualisht ka kryer udhëheqja, apo ndonjë qytetar i këtij shteti, thotë Popoviq.

Bozho Preleviç mendon se sulmet ndaj Sonja Biserkos janë të pritshme dhe për këtë është me siguri e vetëdijshme edhe pala kroate. Sonja Biserko gjithsesi do të bëjë atë, që mendon se është e nevojshme të bëjë dhe shteti serb duhet të vlerësojë, nëse asaj i rrezikohet siguria dhe nëse ka nevojë për mbrojtje shtesë.