1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri i Shqipërisë takohet me qytetarë të Gjakovës në Tiranë

Arben Muka /Tiranë13 Shkurt 2008

Kryeministri Sali Berisha duke biseduar në Tiranë me përfaqësues të komunës së Gjakovës deklaroi: "Gëzim i ligjshëm dhe i përmbajtur në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës".

https://p.dw.com/p/D6s1
Kryeministri i Shqipërisë Sali BerishaFotografi: AP

Gjatë një takimi në Tiranë mes kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesve të komunës së Gjakovës në Kosovë është folur dhe për projektin e pritshëm të ndërtimit të korridorit Shkodër – Fierzë, i cili do të lidhë Gjakovën me pjesën veripërëndimore të Shqipërisë. Ky korridor do të ketë të njëjtën leverdi ekonomike si aksi rrugor Durrës – Kukës, që pritet të përfundojë në mes të vitit 2009.

Kryeministri Sali Berisha duke biseduar në Tiranë me përfaqësues të komunës së Gjakovës foli për një gëzim të ligjshëm e të përmbajtur në ditën e shpalljes së pavarësisë, “pasi sytë e gjithe opinionit botëror janë fokusuar tashme tek kjo fitore”. Berisha e vlerësoi aktin e pavarësisë dhe në dobi të bashkepunimit mes dy vendeve, të cilave “do t'i shtohen koordinata të reja të mëtejshme në fushat e kulturës, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, infrastrukturës, biznesit e tregtisë”.


Përfaqësuesit e komunës së Gjakovës u informuan edhe për projektin e pritshëm të ndërtimit të korridorit Shkodër – Fierzë, i cili do të lidhë Komunën e Gjakovës me pjesën veriperëndimore të Shqipërisë. Ky korridor do të ketë të njëjtën leverdi ekonomike si aksi rrugor Durrës – Kukës, që pritet të përfundojë në mes te vitit 2009.


Objekt diskutimi gjatë takimit ishte edhe mbështetja e autoriteteve zyrtare në Tiranë për themelimin e Universitetit të Gjakovës, një studim turistik për Alpet shqiptare si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, mjeteve e mallrave në të dy territoret etj.