1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160911 Berlin wählt

18 Shtator 2011

Sot të dielën (18.09.2011) zhvillohen në Berlin zgjedhjet për parlamentin e qytetit. Kryetari i Bashkisë, socialdemokrati Klaus Wowereit, që mban postin prej dhjetë vjetësh, ka shance të mira për tu zgjedhur sërish.

https://p.dw.com/p/12bSq
Poster i socialdemkratëve
Poster i socialdemkratëveFotografi: picture-alliance/dpa

"I pasur, por seksi", është Berlini shkruan gazeta e përjavshme "Zeit", megafon i klasës së mesme të shkolluar. Me këtë shprehje ata kanë parasysh një lojë fjalësh të bërë nga Wowereit kohë më parë. Kryetari i Bashkisë, si dhe kryetari i Senatit të Berlinit flirton me borxhet mbi 60 miliardë të qytetit me fjalinë se qyteti i tij "është i varfër, por seksi". Në të vërtetë Berlini i ka të dyja, është edhe i varfër edhe i pasur, seksi gjithsesi.

Imazhi kontradiktor i përgjigjet nga njëra anë fakteve ekonomike (i varfër në para), nga ana tjetër stilit të jetës (i pasur në ide). Por, çfarë e bën Berlinin, kryeqytetin gjerman të jetë shumë i modës në tapetin ndërkombëtar, mbetet një pyetje që prej përgjigje jo vetëm në ditën e zgjedhjeve. Në një farë mënyrë duket se është e sigurt se socialdemokratit postkomunist që është në pushtet, Wowereit-it, do i duhet në të ardhmen një partner koalicioni.

Një sfidues i pashpresë është Frank Henkel, kristiandemokratët e të cilit kanë marrë në sondazhe po aq sa Të gjelbërit rreth 20 përqind, duke qenë pas socialdemokratëve me 30 përqind. Henkel, që po ashtu si Wowereit vjen nga Berlini shpreson që pas dhjetë vjetësh opozicion të mund të kthehen në pushtet. Në televizionin rajonal RBB, ai kritikon konkurentin për politikën e tij ekonomike: "Unë i kam thënë si Senatit ashtu edhe Klaus Wowereit-it para vitesh se është gabim që fokusimi të bëhet vetëm tek shërbimet, ekonomia kreative dhe turizmi. Ne kemi nevojë për focë ekonomike të qytetit. Matur me madhësinë e qytetit forca ekonomike është shumë e vogël. Ne kemi nevojë për një politikë të pavarur industriale."

Wer hat die Bilder gemacht?: Jülide Danisman, Berlin Korrespondentin der türkischen Redaktion Wann wurden die Bilder gemacht?: September 2011 Wo wurden die Bilder aufgenommen?: Berlin
Kandidatë me prejardhje turkeFotografi: DW

Statistikat i japin Henkelit të drejtë në shikim të parë. Me rreth 14 përqind papunësi, papunësia në qytetin më të madh lindor të Gjermanisë është dyfishin e mesatares në rang republike. Që prej rënies së Murit, Berlini ka humbur 100 mijë vende pune. Në indeksin më të rëndësishëm gjerman të aksioneve DAX, asnjë nga 30 firmat më të mëdha dhe me xhiro më të madhe, nuk vjen nga Berlini. Megjithatë Wowereit beson tek kthesa.

Shpresat e tij mbështeten kryesisht tek aeroporti i ri, i cili do të marrë emrin e ish kryetarit të Bashkisë së Berlinit, kancelarit dhe marrësit të Çmimit Novel, Willy Brandt-it. Në verë të 2012, pika e rëndësishme e transportit ndërkmbëtar do të hapet pas disa shtyrjeje, kurse aeroporti brenda qytetit Tegel do të mbyllet:

"Aerporti do të sjellë forcë ekonomike, vende të reja pune. Aeroporti është orientuar tek ekspansioni. Prandaj është e rëndësishme, që kjo të njihet."

Zgjedhësit shkojnë në qendrat e votimit
Zgjedhësit shkojnë në qendrat e votimitFotografi: picture-alliance/dpa/dpaweb

Wowereit e vlerëson ndërtimin e infrastrukturës si vendimtare për të ruajtur aktraktivitetin e Berlinit dhe për ta rritur atë. Një ndër vendet e preferuara për turizëm, Berlini rradhitet me 20 milionë vizitorë në vit, pas Londrës dhe Parisit, para Romës. Vizitorët nga e gjithë bota sjellin para në Berlin. Në krijimin e namit si kryeqyteti ndërkombëtar i party-s, ka dhënë kontribut të mjaftueshëm edhe kryetari i Bashkisë, i cili e ktheu natën në ditë. As kjo nuk i merret për keq atij, sa kohë që krijohet përshtypja se është duke u marrë me qytetin.

Një vit më parë dukes sikur Të gjelbërit do të merrnin kryesimin e Bashkisë së Berlinit, ku ndodhet edhe senati i qytetit. Partia ekologjike prezantoi kryetaren e fraksionin në parlamentin gjerman, Renate Künast si kandidate kryesore. Sipas sondazheve ajo kishte përparësi, por fushata elektorale e nxorri më pas dhe aktualisht Të gjelbërit do të ishin të lumtur të dilnin forca e dytë. Prandaj Künast shpreh favorizim për ëoëereit-in dhe i dërgon refuzim koservatorëve.

Nëse do të ndodhë ashtu si parashikojnë ekspertët, atëherë kryeqyteti gjerman do të qeveriset deri më 2016 nga socialdemokratët. 

Autor: Marcel Fyrstenau/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi