1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080509 Südafrika Präsident Zuma

8 Maj 2009

Për 67-vjeçarin votuan 277 nga 400 deputetët e parlamentit të vendit. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në fund të prillit, Kongresi Kombëtar Afrikan fitoi 65,9 për qind të votave.

https://p.dw.com/p/HmHR
Kryetari i ANC-së Jacob Zuma presidenti i ri i Afrikës së Jugut
Zuma është president i i katërti i Afrikës së Jugut pas fundit të aparteidit. prioritet e tij: zhvillimi i ekonomisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Proces për korrupsion, skandale seksuale, poligami e hapur, dalje në publik duke bërë skena me leopard, asnjë nga këto elementë të stilit të jetës së Jacob Zumës nuk mundën ta frenonin rrugën e tij për të qenë në krye të Afrikës së Jugut. Që ai u zgjodh me votat e Kongresit Kombëtar Afrikan dhe të paktën 16 vota nga deputetë të tjerë ishte një suprizë. Partitë më të mëdha opozitare Aleanca Demokratike, me 67 vende në parlament dhe Kongresi i Popullit, COPE, me 30 vende votuan kundër Zumës. COPE deklaroi se kandidati i ANC-së nuk mund të prezantojë Afrikën e Jugut dhe se ai dëmton imazhin e vendit.

Fjala e një kandidati kundërshtar shkaktoi një skandal të vogël në parlament: Themeluesi i partisë COPE dhe desidenti i ANC-së, Mbhazima Shiloua, u prit me britma, iu ndërpre fjala dhe u zhvilluan replika të ashpra me sharje. Rivali i Zumës, Mvume Dandala, mori vetëm 47 vota, por ai ishte natyrisht vetëm një kandidat simbolik.

Në qoftë se ndodhin trazira për presidentin e ri, të katërtin të zgjedhur në mënyrë demokratike nga parlamenti, atëherë Afrika e Jugut ndodhet ndoshta para kohësh të turbulla.

Analistët presin që në të e ardhmen në Asamblenë Kombëtare të ketë edhe përplasje kontraditore. Kjo jo vetëm pse opozita është forcuar. Paraardhësi i Zumës Thabo Mbeki e përdorte grupin e fuqishëm parlamentar të ANC-së shumë shpesh si gjete fiku për të miratuar atë që thoshte ai. Për këtë si shumë afrikano-jugorë të thjeshtë, edhe drejtues qeveritarë kanë varur shpresa të madha te Zuma.

Industrialisti dhe ndoshta ministri i ri i jashtëm, Tokyo Sexwale, është një nga ata: "Unë besoj se do të përjetojmë një president që do të dijë të dëgjojë dhe jo një president që thotë "Unë di gjithçka". Ai është një njeri, i cili të lë të konsultohesh, por edhe me të cilin mund të takohesh edhe për një vendim të thjeshtë":

Të shtunën Zuma do të bëjë betimin gjatë një ceremonie festive shumë të shtrenjtë, 7 milionë euro. Një shumë me të cilën sipas opozitës mund të ndërtoheshin 1.700 shtëpi të thjeshta ose një spital me 75 shtretër.

Autor: Claus Stäcker/Mimoza Cika-Kelmendti
Redaktoi: Pandeli Pani