1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kthesë e re në aferën e shërbimit të fshehtë amerikan

Bettina Marx / Esat Ahmeti18 Korrik 2013

Deri tani nuk është bërë asnjë përparim në zbardhjen e skandalit dhe opozita akuzon qeverinë për zvarritje. Tani është shfaqur edhe një program i dytë “Prism”.

https://p.dw.com/p/199z7
Fotografi: picture-alliance/dpa

Opozita në Berlin është e pakënaqur. Edhe në seancën e veçantë të Komisionit për Punë të Brendshme nuk janë marrë informacione të reja, tha deputeti socialdemokrat (SPD), Michael Hartman. "Kudo pranohet me ngritje supesh për veprimet e palës amerikane dhe askund nuk jepen sqarime”, konkludon ai. Dy orë e gjysmë, të 37 anëtarët e komitetit në Berlin kanë dëgjuar ministrin e Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU) i cili ka raportuar për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, për Partinë Socialdemokrate (SPD) ministri i Brendshëm është bashkëbiseduesi i gabuar.

Në foto, Hans-Peter Friedrich
Në foto, Hans-Peter FriedrichFotografi: Reuters

Afera e NSA: shumëçka mbetet e paqartë

Në fakt, sipas Hartman, Zyra e Kancelares duhet të jetë në dispozicion për t'iu dhënë përgjegje pyetjeve të parlamentarëve. Ministri Ronald Pofalla (CDU), është aty përgjegjës për shërbimin e fshhetë gjerman BND. Ai është dashur të vijë në Komitetin e kontrollit parlamentar (PKG)i cili mblidhet pas dyerve të mbyllura për t'iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Ende ka mjaft pyetje, nënvizoi edhe politikani i të Gjelbërtve Wolfgang Wieland. Ende nuk dihet se deri në çfarë mase NSA amerikane ka përgjuar të dhënat e qytetarëve gjermanë. Autoritetet amerikane kanë premtuar se do të japin sqarimet e nevojshme. Nuk ka asnjë arsye pse kjo duhet të marrë kaq shumë kohë. "Përshtypja ime: para 22 Shtatorit, në këtë drejtim nuk do të zbulohet asgjë", tha Wieland i zemëruar. Kjo është në dobi të qeverisë federale, e cila nuk ka asnjë interes që kjo çështje të sqarohet para zgjedhjeve.

Befasia: Britanikët duan të tërhiqen

Të shqetësuar anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme janë shprehur lidhur me lajmet nga Britania e Madhe se Londra ka ndërprerë marrëveshjet dhe rregulloret për sigurinë e brendshme. Për këtë ka informuar ministri Friedrich në takimin e djeshëm ( 17.07) tha politikani i FDP-së Hartfried Wolff. Kështu veniten shpresat se do të arrihet një marrëveshje më e gjerë e BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Kjo ndikon edhe në politikën evropiane kundrejt SHBA-së, e cila është dobësuar nga qëndrimi britanik. Tani eksziston frika se as programi britanik i survejimit “Tempora” nuk do të mund të sqarohet shumë shpejt.

Ministri Hans-Peter Friedrich (M) para fillimit të seancës dëgjimore
Ministri Hans-Peter Friedrich (M) para fillimit të seancës dëgjimoreFotografi: Reuters

Dy programe me emrin "Prism"?


Ministri i Brendshëm ka theksuar se te programi amerikan i përgjimit “Prism” nuk bëhet fjalë për dëgjimin e miliona telefonatave apo leximin e E-Maileve. Në vend të kësaj, janë përdorur sisteme elektronike filtërimi të cilat kan kërkuar të dhënat e ruajtura për fjalë kyçe të veçanta, për të marrë informacion mbi veprat e planifikuara terroriste. Ministri theksoi se do të angazhohet që në negociatat e BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për marrëveshjen e tregtisë së lirë të ankorohet edhe mbrojtja e të dhënave. Përveç kësaj ai dëshiron të arrijë që ndërmarrjet e internetit në Evropë të raportojnë në rast se ato do t'i kalojnë të dhënat e qytetarëve evropianë tek qeveria amerikane.

Në komisionin për Punë të Brendshme është diskutuar edhe për një raport të botuar në gazetën "Bild", në të cilin thuhej se Bundeswheri ka qenë në dijeni për programin e përgjimit “Prism” që nga shtatori i vitit 2011. Kryetari i Komitetit Wolfgang Bosbach sqaroi se këtu bëhet fjapë për një program tjetër i cili është zhvilluar posaçërisht për përdorim ushtarak dhe përdoret në misionin e NATO-s në Afganistan. Bëhet fjalë këtu për hetime ushtarake dhe jo për survejimin e qytetarëve gjermanë dhe evropianë.