1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ku kanë shkuar paratë e dhëna për rrugën?

Ani Ruci / Tiranë4 Shkurt 2008

Fakte të reja për abuzime të mëdha financiare me fondet e rrugës Durrës - Kukës. Kompania Bechtel & Enka që kryen punimet ka shpenzuar vetëm 10 përqind nga fondi prej 141 milion Eurosh të lëvruar sipas kontratës

https://p.dw.com/p/D21E
Fotografi simbolike korrupsioni
Fotografi simbolike korrupsioniFotografi: BilderBox.com

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për ecurinë e ndërtimit të rrugës Durrës – Kukës i ka dhënë argumenta të reja opozitës për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i Ministrit të Jashtëm për abuzimet e tij për këtë rrugë, kur ishte në postin e Ministrit të Transporteve.

Erion Braçe, duke publikuar këto fakte tha se "në kundërshtim me nenet e kontratës dhe me ligjet në fuqi, pavarësisht se u paguan mbi 140 milionë EURO deri tani për punimet janë harxhuar 36,6 milionë EURO ose vetëm 9,9 përqind e vlerës së kontratës"

Shifrat kokëforta i japin argumenta opozitës të kërkojë nga Prokurorja e Republikës të përshpejtojë hetimet e nisura vitin e klaur për Lulzim Bashën. Për më tepër kur faktet e reja të zbardhura në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se ish Ministri i Transporteve Basha ka firmosur kërkesën që kompania kontraktuese, Bechtel & Enka ka bërë për marrje fondesh shtesë në një kohë kur ka shpenzuar për rrugën vetëm 36,6 milion EURO nga 141 milion EURO të marra dhe të paharxhuara për rrugën kërkon shtese fondesh. Erion Braçe e cilësoi këtë veprim me "pasoja të rënda për zbatimin e kontratës, e reflektuar kjo në rritjen e kostos së ndërtimit në një kohë kur pa u realizuar as 10 përqind të volumit të punimeve dhe pa një kontratë përfunfdimtare kompania Bechtel & Enka mori një shtesë prej 34 përqind më shumë sesa vlera fillestaree e kontraktuar."

Lulzim Basha pranoi të hiqte dorë nga mandate i deputetit për t’i hapur rrugën një hetimi të pavarur ndaj implikimit ose jo të tij në aferën e abuzimeve me fondet e rrugës Durrës - Kukës, gjest që u vlerësua nga maxhoranca si një model për t’u ndjekur kurdoherë kur organi ndjek penalisht një deputet. Nga vetë maxhoranca e djathtë pati zëra se në dosjen e Prokurorisë për Bashën ka fakte që tregojnë implikimin e tij dhe se mbrojtja që po I bënte integritetit të tij moralvetë kreu i qeverisë Berisha ishtë politike.

Edhe kësaj here fakteve të reja të përdorura nga opozita kundër Ministrit të Jashtëm Basha iu është kundërvënë kryeministri Berisha. I sapokthyer nga Brukseli, ku mori pjesë në takimin e Këshillit të Ambsadorëve të NATO-s ai e cilësoi Bashën si një nga ministrat e tij më të suksesshëm që po jep kontribute me vlerë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Kërkesa e opozitës për dorëheqjen e Bashës dhe përshpejtimin e hetimeve ndaj tij bëhet në një moment kur ylli i tij politik po ndriçon fort. Vizita e tij gjatë javës qësapo u mbyll në Uashington, takimi me Sekretaren amerikane të shtetit, Kondolesa Rais, vizita që po vijon në Prishtinë, në prag të ngjarjes historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tregojnë se pozitat e tij po forcohen. Ai mbetet një nga ministrat më me ndikim edhe pse pa imunitetin e deputetit, edhe pse ndaj tij në Prokurori ka një dosje që ende nuk është mbyllur. Ndërkohë për të gjithë mbetet ende pa përgjigje pyetja: ku kanë shkuar paratë e dhëna për rrugën?