1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Abschluss EU-Sondergipfel

22 Korrik 2011

Mbi samitin e eurogrupit për euron rëndonte një peshë e madhe: duhej të prezantonte një zgjidhje bindëse për dramën e borxheve. Zgjidhja nuk ishte dramatike, dhe ishte mirë kështu.

https://p.dw.com/p/121gj

Po shtohen zërat, jo vetëm në Gjermani por edhe në vendet tjera, të cilët mendojnë se duhet përcaktuar linjat e kuqe. Deri ku do të shkojnë gjërat? Së shpejti për një paketë të dytë ndihmash kanë nevojë edhe Portugalia dhe Irlanda, Spanja do të ketë nevojë për një paketë e ndoshta edhe Italia? Kur është pika e fundit? Dhe para së gjithash, cilat janë motivet për kursime, në qoftë se dihet se secili vend do të ndihmohet? Otmar Issin është i mendimit se Greqia duhet të dalë nga zona e euros, në qoftë se sërish futet në borxhe. Ky mendim duket i përshpejtuar, por me siguri që ka vend për mendime të këtilla.

Kërkesat dhe pritjet e shprehura ditët e fundit ishin diku në mes të këtyre dy ekstremeve, ndihmave të pafund dhe daljes nga zona e euros. Kancelarja gjermane Angela Merkel këto ditë tha se problemi nuk është zgjidhur. Futja e bankave dhe sigurimeve private në këtë proces është diçka e re, por kjo nuk e zgjidh tërë problemin. Greqia me një "plan të ri Marshall" duhet të aftësohet për konkurrencë në treg. Dhe jo vetëm Greqia, por edhe vendet tjera të cilat kanë probleme të mëdha dhe kanë nevojë për mbështetje, si Portugalia dhe Irlanda. Edhe ato kanë nevojë për kredi me kushte më të volitshme, që do të thotë se kanë nevojë për shuma të mëdha.

Por a mjafton kjo? Vetëm reagimi pozitiv i tregjeve në këtë moment, nuk do të thotë asgjë. Kjo ka ndodhur edhe në situatat e kaluara. Pas çdo samiti është thënë se tani është vendosur qetësia. Ndëkohë që pak muaj më vonë është dashur të mbahet edhe një samit tjetër, për të dërguar sinjale të reja të qarta në tregje.

Redaktori i Deutsche Welle-s, Christoph Hasselbach.
Redaktori i Deutsche Welle-s, Christoph Hasselbach.Fotografi: DW

Megjithatë ka nevojë për kujdes. Një hap dramatik të cilin e kërkojnë tani shumë njerëz, do të kishte edhe pasoja dramatike, në rast dështimi. Ndërkohë që duhet thënë se hapat më dramatikë i kërkojnë ata, të cilët nuk do prekeshin nga pasojat e vendimeve të tilla. Më mirë është të mbash edhe tre samite të tjera, se sa të vendosësh për një hap dramatik, i cili mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Autor: Christoph Hasselbach

Redaktoi: Bahri Cani