1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kundër ish-presidentit francez Shirak ka nisur një procedurë hetimore për shkak të shpërdorimit

21 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CQ8H

Kundër ish-presidentit francez, Zhak Shirak ka nisur një procedurë hetimore për shkak të shpërdorimit. Në fokus të hetimeve është periudha prej vitit 1977 deri në vitin 1995, kur Shiraku ka qenë kryetar bashkie i Parisit, bëri të ditur avokati i tij. Në këtë aferë janë në diskutim kontrata false pune për anëtarë të ish-partisë së Shirakut, RPR. Qindra funksionarë të RPR-së u paguan atëherë nga arka e shtetit, megjithëse shpesh ata punonin thuajse krejtësisht për partinë. 74-vjecari Shirak i ka hedhur poshtë deri tani të gjitha akuzat, se nën të ka ekzistuar një sistem ilegal i financimit të partive. Gjatë 12 vjetëve të tij në Pallatin Elize, Shiraku gëzonte imunitet.