1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kur Gjermania nuk zbaton ligjin

Ranya Breuer/Amarildo Topi13 Prill 2013

Bashkimi Europian është duke bërë përpjekje të mëdha për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave. Por Gjermania nuk ka implementuar në kohë rregullat e reja të BE.

https://p.dw.com/p/18F7O
Fotografi: AFP/Getty Images

Gjermania është ndër vendet e para kur flitet për zbatimin e ligjit. Por duket se në disa raste ata nuk i binden ligjeve. Një shembull për këtë është lufta ndaj trafikimit të qënieve njerëzore. UNICEF dhe organizata për mbrojtjen e fëmijëve ECPAT kritikojnë Berlinin se është duke zvarritur implementimin e rregullave të BE në luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore.

Për dy vjet BE ka bërë presion për një mbrojtje më mirë për viktimat e trafikimit. Rregullat e reja të Bashkimit Europian duhet të implentoheshin brenda datës 5 Prill, por Gjermania nuk e realizoi një gjë të tillë.

NGO-të kritikojnë qeverinë gjermane

Gjermania është duke debatuar ende për këtë çështje. "Ministria e Drejtësisë gjykon se drafti duhet të implementohet në mënyrë ekzakte", thotë një zëdhënës i ministrisë. Por deputeti Hans-Peter Uhl nuk është dakort. "Ministria e Drejtësisë thjesht kërkon që të zgjerojë më shumë juridiksionin dhe tek trafikimi i qënieve njerëzore të futen edhe ata që trafikohen për qëllime lypjeje, hajdutë xhepash dhe trafik organesh.”

UNICEF Recherchereise in Rumänien
Shumë nga viktimat e trafikut janë të miturFotografi: UNICEF/Tarneden

NGO-të krtikojne gjithashtu legjislacionin e ri, duke e quajtur tolerant. "Përshembull nëse një vajzë sillet me forcë nga Rumania në Gjermani dhe detyrohet të prostituojë, atëherë kjo gjë quhet abuzim seksual dhe përdorim e jo trafikmi i qënieve njerëzore. Dhe do të dënohet shumë ashpër nga ligjet gjermane", shpjegon Rudi Tarneden nga zrya e UNICEF në Gjermani.

Fajësimi i viktimave

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë (OSCE), mes 120,000 dhe 500,000 femra nga Europa Qendrore dhe Lindore trafikohen në Perëndim dhe detyrohen të punojnë si prostituta. Shumë nga këto viktima janë nën moshë.

Rregullat e BE parashikojnë mbrojtje speciale për fëmijët. "Fëmijët janë më vulnerabël prandaj edhe mund të bihen lehtë pre e trafikimit të qënive njerëzore”, thuhet në këto rregulla.

Por Gjermania në veçanti u ofron atyre një ndihmë të vogël. "Këta janë adoleshentë të sjellë në Gjermani me detyrimin për të punuar në prostitucion ose në fusha të tjera. Nëse ata kapen nga autoritetet, ata nuk trajtohen si viktima, por si persona që kanë shkelur ligjin dhe që janë ilegalisht në Gjermani”, thotë Tarneden.

Rudi Tarneden Pressesprecher Deutsches Komitee UNICEF
Rudi Tarneden, zëdhënës i zyrës së UNICEF në GjermaniFotografi: UNICEF/Dirk Gebhardt

Ligje të forta emigrimi

Sipas Tarneden është një çështje spekulimi që Gjermania është duke implementuar ngadalë rregullat e BE, duke shtuar se Gjermania është e njohur për vendosmërinë në luftën ndaj emigrantëve ilegalë. “Ndoshta ka një shqetësim se duke ndihmuar viktimat mund të dobësohen ligjet gjermane të emigrimit”, thotë ai, por thekson se UNICEF beson se prioritet duhet të jetë mbrojtja e viktimave.

Deputeti Uhl nuk beson se rregullat e BE do të implementohen shpejt. "Ne duhet të shtyjmë këtë çështje pas zgjedhjeve parlamentare të Shtatorit.” Edhe pse Gjermania mund të përgjigjet para Gjykatës Europiane për shkak se nuk ka respektuar afatet kohore, Uhl beson se çështja do te kthehet në një shqetësim për Ministrinë e Drejtësisë.