1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kur parlamenti vendos për luftën dhe paqen

Nils Naumann/Esat ahmeti9 Shtator 2013

Presidenti amerikan Obama mund të kishte urdhëruar një sulm ushtarak kundër Sirisë. Por ai vendosi që së pari të kërkojë miratimin e kongresit amerikan. Shenjë e demokratizimit të luftës?

https://p.dw.com/p/19e89
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjermanët nuk munden ndryshe. Në qoftë se qeveria federale do të dërgojë ushtarë në misione luftarake, asaj i nevojitet miratimi i parlamentit. Gjykata Federale Kushtetuese e ka bërë këtë të qartë qysh në vitin 1994.

Politika nuk e ka gjithmonë të lehtë me të ashtuquajturën e drejtë e rezervuar e parlamentit: në vitin 2001 kancelari i atëhershëm socialdemokrat Gerhard Schröder kishte planifikuar dërgimin e ushtarëve gjermanë në Afganistan. Por në radhët e koalicionit të tij kuq-gjelbër kishte kundërshtime. Schröder kishte lidhur votimin për misionin ushtarak me një mocion votëbesimi. Vetëm kështu ai mund të fuste njerëzit e tij në një linjë. Sepse një disfatë e mocionit të votëbesimit do të nënkuptonte edhe fundin e koalicionit qeverisës mes socaildemokratëve dhe të gjebërve. Dhe deputetët nuk donin qö të rrezikojnö kaq shumë.

"Ne kemi përvoja të këqija nga e kaluara në Gjermani, kur marrja e vendimeve ka qenë e përqëndruar në duart e një ose disa personave", sqaron Christian Mölling, ekspert për politikën e sigurisë pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë, të drejtën e rezervuar të parlamanetit për misionet e Budneswehrit. "Kjo është arsyeja, përse kjo e drejtë ka gjetur mbështetje të gjerë".

Eksperti i sigurisë Christian Mölling
Eksperti i sigurisë Christian MöllingFotografi: DW/H. Kiesel

Rregulli gjerman nuk është unik: nga vendet e NATO-s, për shembull, miratimin e parlamentit për misione jashtë shtetit duhet ta kenë edhe qeveritë e Danimarkës, Lituanisë dhe Turqisë. Edhe në vendet e BE-së si Austria, Irlanda dhe Suedia, ekzistojnë rregulla të tilla.

Në kërkim të mbështetjes

Nga ana tjetër presidenti amerikan Barack Obama nuk duhet të konsultohet fare me parlamentin. Ai është komandanti suprem i forcave të armatosura të SHBA-së. Obama mund të urdhërojë një sulm ushtarak pa miratimin e kongresit. Ai duhet pastaj që brenda 48 orëve ta informojë parlamentin për veprimet e tij. Misioni luftarak mund të zgjasë deri në 60 ditë, pastaj është i nevojshëm miratimi i Kongresit.

Edhe kryeministri britanik, David Cameron, mund të kishte vepruar pa e pyetur parlamentin. Atje Mbretëresha është komandant suprem i forcave të armatosura. Miratimi i parlamentit për operacione ushtarake nuk është i nevojshëm. Por kryeministri mundet të kërkojë një votim jo-detyrues në parlament. Këtë e bëri edhe kryeministri Cameron. Ai kishte shpresuar se ndoshta parlamenti do të mbështeste atë për planet e tij për një sulm ushtarak kundër regjimit të Asadit. Por deputetët hodhën poshtë kërkesën e tij për sulme ushtarake kundër Sirisë. Tani Cameron i ka duart e lidhura. Sepse kryeministri dëshiron të respektojë vendimin e parlamentit. Për këtë arsye Britania e Madhe nuk do të futet në luftë.

David Cameron nuk mori mbështetjen e parlamentit për ndërhyrjen në Siri
David Cameron nuk mori mbështetjen e parlamentit për ndërhyrjen në SiriFotografi: Reuters

Tani edhe në Francë shumica dërmuese e qytetarëve po kërkojnë votimin në parlament në lidhje me një sulm të mundshëm ushtarak në Siri. Në një sondazh për kanalin televiziv BFMTV 74 për qind e të anketuarve janë shprehur pro votimit në parlament. Në aspektin ligjor kjo nuk është e nevojshme në Francë. Sipas kushtetutës presidenti vendos për operacionet ushtarake. Ministri për marrëdhënie me Parlamentin, Alain Vidalies, theksoi se një votim në një kohë të mëvonshme nuk do të ishte "tabu" për udhëheqësin Francois Hollande.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Christian Tomuschat
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Christian TomuschatFotografi: picture-alliance / Sven Simon

"Një ndërhyrje në Siri mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda", thotë Christian Tomuschat, njohës i të drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Presidenti amerikan dhe kryeministri britanik me sa duket kanë frikë prej guximit të tyre, shpjegon Tomuschat përfshirjen e parlamenteve në SHBA dhe Britani të Madhe. "Kjo është arsyeja, pse Obama dhe Cameron duan që përgjegjësinë për misionin ta ndajnë me të tjerët".

Tomuschat flet për një ndryshim themelor: "Në vendet demokratike po mendohet gjithnjë e më shumë që parlamentet të përfshihen në vendimet për operacione ushtarake. Ky është një element i moderuar, një element i arsyes, të cilin e pamë në Britani të Madhe."