1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurnaz: Gunatanamo është kamp torture

Bahaeddin Güngör26 Janar 2009

Shtetasi gjerman Murat Kurnaz, i cili përfundoi në janar të vitit 2002 në burgun amerikan të Guantanamos, thotë se atë dhe të tjerët i kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore.

https://p.dw.com/p/GgZ2
Murat Kurnaz-i
Murat Kurnaz-iFotografi: AP/Radio Bremen

Familja e Murat Kurnazit është me prejardhje turke, por ai vetë ka lindur edhe është rritur në Gjermani. Në janar të vitit 2002 ai përfundoi në burgun amerikan të Guantanamos, pasi u kap në Pakistan, nga forcat pakistaneze, të cilat ja dorëzuan atyre amerikane kundrejt shpërblimit. Nga Guantanamo ai nga doli në gusht 2006, ku u kthye në Gjermani. Pas kthimit të tij grupe të të drejtave të njeriut e kanë trajtuar çështjen e arrestimit dhe dërgimit të tij në Gantanamo si problematike, së bashku me qëndrimin e qeverisë gjermane, e cila ka reguar me vonesë për lirimin e tij. Rasti është marrë si shembull për të trajtuar sjelljen e shërbimeve sekrete ndaj të dyshuarve terroristë.

DW: Çfarë mendoni për vendimin e Obamës për të mbyllur kampin.e Guntanamos?

Kurnaz: "Unë shpresoj se ai do ta bëjë atë që premton. Por një vit është një kohë e gjatë. Kampi, për të cilin ne po flasim, nuk është burg. Atë nuk mund ta krahasosh me asnjë burg. Ai është një kamp torture. Çdo ditë që kalohet atje, është shumë."

DW: Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka folur për pranimin në Gjermani të disa të burgosurve të liruar. Si e vlerësoni këtë deklaratë?

Kurnaz: "Në këtë pikë duhet pritur njëherë për të parë veprat. Ato janë ato që vlejnë. Çdo gjë tjetër mund të jetë një lojë politike. Të tilla kemi parë vitet e fundit në lidhje më Guantanamon. Dhe si thashë, duhen parë veprat."

DW: Cilat janë përjetimet tuaja nga Guantanamo?

Kurnaz: "Ata na kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Kjo ka qenë arsyeja e vetme pse na dërguan atje. Sepse ligjet amerikanë atje nuk vlejnë, dhe ata mund të bënin me ne çfarë të donin, prandaj na dërguan atje. Përndryshe do të na kishin trajtuar në Amerikë. Kjo do të thotë se ata i kanë torturuar disa njerëz për vdekje. Dikujt i kanë prerë këmbën, dikujt gishtin. Ata kanë praktikuar atje çdo lloj torture që mund të mendohet."

(ACA/PP)