1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kurrë nuk kam dashur të largohem prej këtej! " - Një mjeshtër i prodhimit të qelqit tregon

Claudia Greiner-Pachter3 Korrik 2008

Ai ka lindur në Lausha (Lauscha) të Tyringenit dhe nuk ka lëvizur kurrë prej andej. Artisti që prodhon qelq është një pjesë e pasurisë së Tyringenit, e kulturës, teknikës, e dashurisë për atdheun e ushqimet tradicionale.

https://p.dw.com/p/EFny
Tregues rruge, Tyringen
Tregues rruge, TyringenFotografi: Claudia Greiner-Pachter

71 vjeçari Volfgang Mojzel (Wolfgang Meusel), rrotullon me kujdes tre tubat e qelqit mbi flakën blu të gazit. Ai është mësuar me ajrin e rëndë që zotëron në atelie. Mjeshtri i qelqit ka krahë të fortë. Ai është duke modeluar një sqep të vogël për patën prej qelqi. Volgang Mojzel, ka bërë qindra figura të tilla.

Volfgang Mojzel ( Wolfgang Meusel) punon me qelq
Volfgang Mojzel ( Wolfgang Meusel) punon me qelqFotografi: Claudia Greiner-Pachter

Aparatë laboratopri, pata prej qelqi dhe zbukurime për Vitin e Ri

Pas mësimit të mjeshtërisë si prodhues qelqi me frymë në vitin 1953, Volfgangu ishte i sigurt se në jetën e tij nuk do të prodhonte vetëm aparate laboratorikë. Ai dontë të prodhonte vepra arti prej qelqi. Ai nuk donte të largohej nga Lausha, ku edhe ka lindur. Lausha është atdheu i tij, i familjes së tij dhe i artit të prodhimit të qelqit. Në këtë qytet të vogël në pyllin e Tyringenit shkrihet që prej 400 vitesh rërë kuarci dhe gëlqere. "Nëna ka qenë përpunuese qelqi, ka pas prodhuar zbukurime për pemën e Vitit të Ri së bashku me babanë. Edhe babai ka pas prodhuar qelq", tregon Volfgang Mojzel. Ai e ka pas ditur gjithnjë se profesioni i tij do të ishte mjeshtëria e prodhimit të qelqit. Tani pas 50 vjetësh, mjeshtri nga Tyringeni ka në dorë dëftesën e artë të Mjeshtërit dhe kujton me krenari dhe dashuri jetën e tij profesionale.

Lausha, Tyringen
Lausha, TyringenFotografi: Claudia Greiner-Pachter

Ecje sportive në Renstajg (Rennsteig)

Lausha është një qytezë me rreth 4500 banorë. Përrenj të vegjël kalojnë nëpër pyjet me pisha, në të cilat ndodhet ky qytet. Pensionisti 71 vjeçar e do shumë natyrën e vendit të tij. Në verë i gjithë qyteti shkon për të mbledhur "manat e pyllit". Njerëzit në Tyringen ecin shumë në natyrë, Volfgang Mojzel po ashtu. Atij i kujtohet edhe sot se si në vitin 1989, ka ecur gjatë gjithë Renstajgut (Rennsteig), pas hapjes së kufirit gjermano-gjerman.

Gëte dhe Shiler para Teatrit Kombëtar në Vajmar
Gëte dhe Shiler para Teatrit Kombëtar në VajmarFotografi: picture-alliance/dpa

Gjella më e mirë: topkat e Tyringenit

Edhe diçka tjetër i pëlqen Volfgang Mojzelit në Tyringen. Sytë e 71 vjeçarit shkëlqejnë nga gëzimi kur flet për topkat e tyringenit, të përgatitura me brum patateje. "Ato duhet ta ngjizin pak lëngun, të jenë aq të buta sa të shpohen me pirun, por edhe aq të forta sa të priten me thikë."

Volfgang Mojzel është me mish e me shpirt nga Tyringeni. "Banorët e kësaj zone këndojnë me dëshirë. Ata janë shumë kuriozë, të ngrohtë dhe shumë të lidhur me vendin e tyre", thotë ai. Ai vetë udhëton me dëshirë brenda për brenda landit. Që prej 60 vitesh ai viziton miqtë nga Tyringeni dhe Vajmari. "Këto miqësi ma kanë afruar shumë Vajmarin. Të gjitha i kam parë në Vajmar, që nga teatri e deri tek varrezat ku ndodhen dy poetët. Edhe Vartburgun në Eizenah e kam vizituar shumë herë."

Vajmari dhe Vartburgu – Kulturë dhe histori

Vajmari është një nga qytetet më të rëndësishme të kulturës gjermane. Këtu mund të vizitohen shtëpitë e poetëve Johan Volfgang von Gëte dhe Fridrih von Shiler, dhe më pas të bëhet shëtitje tek shtëpitë e piktorit Lukas Kranah (Lucas Cranach) dhe kompozitorit Franc List (Franz Liszt).