1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020910 Serbien Finanzen

3 Shtator 2010

Pa kredinë 3 miliardëshe të Fondit Monetar Serbia do të kishte falimentuar me kohë. FMN-ja ofron vërtet ndihmë, por e lidh atë me kushte të vështira. FMN dha të mërkurën dritën e gjelbër për rritje rrogash dhe pensionesh

https://p.dw.com/p/P3MN
Klientët blejnë në treg vetëm produktet më të nevojshme
Klientët blejnë në treg vetëm produktet më të nevojshmeFotografi: DW

Stendat e tregut në Beograd janë të mbushura plot, megjithatë serbët kanë pak para të blejnë. Çmimet rriten, sipas të dhënave të organizatave të konsumatorëve, serbët blejnë këtë vit me të njëjtën shumë parash gjysmën e asaj që blenin vitin e shkuar.

Një grua serbe teksa blen në treg thotë: "Nuk arrin të blesh dot gjë më, ne blejmë vetëm çfarë është më e nevojshme."

Ndërsa një shitës serb thotë: "Kemi shumë pak klientë, kur duam të shesim diçka, duhet të ulim shumë çmimin."

Rritje ekonomike prej 1,6%

Problemi i Serbisë janë borxhet. Serbia është e zhytur thellë në borxhe. Kreditë ndërkombëtare të shpëtimit livrohen vetëm po qe se Serbia ndjek një kurs të ashpër kursimi. Me këto programe Serbia po bën përpara, konkludoi më në fund FMN.

Edhe ministrja serbe e Financave, Diana Dragutinovic është optimiste:

"Këtë vit do të kemi një rritje ekonomike prej 1,6%. Në vitin e ardhshëm llogarisim madje një rritje prej 3%.

Treg në Beograd
Treg në BeogradFotografi: DW

Kjo nuk do të thotë që Serbia duhet të lirojë rripin, kursi i kursimeve do të vazhdojë. Megjithatë FMN-ja ka dhënë një sinjal pozitiv. Fondi Monetar Ndërkombëtar ra dakord që vitin e ardhshëm të ketë rritje rrogash dhe pensionesh. Ndoshta kjo mund të ndikojë në rritjen e konsumit në vend.

Autor: Ariane Mohr/Lindita Arapi

Redaktoi: Auron Dodi