1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kursimet ndajnë qeverinë greke

AG/Kelmendi10 Shtator 2012

Qeveria greke ende nuk ka rënë në ujdi për paketën e kursimeve. Trojka do të shqyrtojë deri në fillim të tetorit, nëse Greqia i plotëson kushtet e vëna nga BE-ja.

https://p.dw.com/p/1666n
Fotografi: picture-alliance/dpa

Qeveria greke nuk ka arritur ende tek miratimi i paketës së re të kursimeve për vendin e zhytur thellë në borxhe. Tre partitë qeverisëse në koalicion do të zhvillojnë bisedime ditën e mërkurë për këtë. Në të njëjtën kohë nga qarqet qeveritare në Athinë njoftohet se e ashtuquajtura Trojka me përfaqësues nga BE, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër disa pjesëve të programit të ri të kursimit.

Trojka, e cila është skeptike për realizimin e programit të masave për kursime, do të shqyrtojë deri në fillim të tetorit, nëse Greqia i plotëson kushtet e vëna për marrjen e këstit me ndihma për shumën prej 31,5 miliardë euro, ndihmë kjo, pa të cilën ekonomia greke rrezikon të mbetet pa likuiditet financiar. Kjo ka të bëjë edhe me kushtin për miratimin e paketës së kursimit prej 11,5 miliardë euro.

Kryeministri grek Antonis Samaras
Kryeministri grek Antonis SamarasFotografi: dapd

Samaras: Pa euron Greqia vdes

Më parë kryeministri grek Antonis Samaras kishte deklaruar në Selanik se Greqia pa euron vdes. Prandaj ai premtoi që kjo duhet të shmanget, pasi largimi i vendit nga eurozona do të shkaktonte falimentimin e këtij vendi.

Gjithashtu Samaras ka theksuar se prioritet për qeverinë e Greqisë është një bilanc pozitiv i Trojkës duke premtuar se Athina do t`u përmbahet angazhimeve të saj. "Këto masa janë të dhimbshme për popullin, por janë të përkohshme dhe do të jenë të fundit", tha Samaras. Në fundjavë rreth 15.000 njerëz protestuan në rrugët e Selanikut kundër planit të ri të kursimeve nga ana e qeverisë.